Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/17/14

Tetë rastet që Facebook ndryshoi botën

by ADM  |  in Security at  2/17/2014


Ka vetëm 10 vite jetë, por  kompania që ka lidhur botën, ka patur më shumë eksperiencë në këto vitë, se c’mund të kishte gjatë gjithë jetës. Me më shumë se 1.2 miliard përdorues, Facebook ka më shumë se 17% të popullsisë së botës,dhe kjo shifër është pa llogaritur Kinën,ku Facebook është momentalisht i ndaluar nga qeveria.
TechSot.Al sjell për ju sot 8 mënyrat se si Facebook ka ndryshuar botën, për mirë apo për keq.
1.Facebook ndryshoi në aspektin se sa i mbajmë kontaktet.
Facebook e bëri botën më të vogël.  Ndërkohë që ju flisni me shokë të vjetër që keni në botë, Facebook e ka identifikuar veten si një mjet shumë i rëndësishëm komunikimi.
Pjesa që shpesh injorohet dhe nuk përmendet është fakti se ky sherbim është falas. Po, përdoruesit “paguajnë” në aspektin se informacionet personale i ndajnë me kompaninë, por financiarisht, të pasurit një llogari në Facebook gjithmonë ka qënë falas.
“Shoqërizimi i njerëzve rreth e rreth botës kur ata janë online është dicka që ne nuk e kemi patur më pare”, thotë Brian Blau ,drejtori i kërkimeve në Gartner “Po, Myspace ishte popullor,por jo në mënyrën që është sot Facebook. Të mbledhësh më shumë se një miliard njerëz në të njëjtën kohë është dicka që asnjë kompani më parë nuk e kishte arritur.
2. Facebook ndryshoi mënyrën se si ne e ndajmë jetën tonë.
Facebook nuk është vetëm rrjeti social që na ndihmon të ndajmë jetën tonë. Fotot , mendimet tuaja, videot, filmat, librat e preferuar-që supozoheshin se janë personale, tashmë janë të postuara në rrjetin tuaj social.
Po behet gjithmonë e më e lehtë ndërkohë që ne shpërndajmë në internet cdo vit. Në vitin 2013  përdoruesit e Facebook shpërndanë përafërsisht  41,000 postime në një sekondë, dhe më shumë se 2.4 milion postime për minutë.
3. Facebook ndryshoi mënyrën se cfarë “konsumojmë”.
Përdoruesit e Facebook nuk postojnë vetëm gjëra që lidhen me jetën e tyre personale, por gjithashtu postojnë lajme dhe përmbajtje që janë të rëndësisshme për to. Lajme politike, rezultatet sportive, video gazmore-e gjitha është një lojë në Facebook.
Mark Zuckerberg ka në plan të krijojë “revistën e personalizuar” më të mirën në botë për cdo përdorues të Facebook, që do të thotë identifikimi se cfarë dhe kur njerëzit dëshirojnë të shikojnë.
4. Facebook ndryshoi mënyrën se si ne e shohim privatësinë.
Facebook ka një mori me të dhënash të cilat i ka mbledhur prej jush (ose përdorues si ju). Facebook di emrat, shkollat,shokët tonë, skuadrat e preferuara tonat. Ai di firmat që ne pelqejmë dhe cfarë muzike dëgjojmë. Për më shumë se një miliarda njerëz të cilët e përdorin Facebook cdo muaj, kjo është e pranueshme.
“Unë nuk mendoj se Facebook e ndryshoi thelbësisht ‘ekuacionin’ e privatësisë, por e solli përballë atë,” shpjegoi Blau “taktikat që Facebook përdori për të marrë të dhënat tona, dhe ndërthurja e tyre, realisht kanë patur ndikim të madh pothuajse te cdo njeri në vëndin tonë dhe në mbarë botën.
5. Facebook ndryshoi politikën amerikane.
Ashtu si ish presidenti amerikan John F. Kennedy përdori televizionin për të fituar avantazhe gjatë fushatës presidenciale në vitin 1960, presidenti Barack Obama përdori internetin dhe vecanërisht Facebook për të kaluar rivalin e tij John McCain në vitin 2008.
Obama e miratoi shpejt këtë platformë, duke përdorur Facebook për të treguar rininë e tij dhe për t’u lidhur me votuesit e rinj.
McCain, i cili atëherë ishte 71 vjec, ishte më pak tërheqës për një popull i cili sa vinte e bëhej me shumë “teknologjik”. Ashtu sic parashikoi ekipi i Obamës, Facebook pati rëndësi të madhe; 5.4 milion njerëz klikuan në butonin “Votoj” në faqen zyrtare të zgjedhjeve në Facebook. Afërsisht 70% e votuesve nën moshën 25 vjec votuan për Obamën.
Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, shefja e radaksisë së Huffington Post, Arianna Huffington, tha në Samitin e Web 2.0 në vitin 2008 në San Francisko: “Nëse s’do të kishte qënë Interneti, Barack Obama s’do të bëhej president. Nëse s’do të ishte për Internetin, Barack Obama nuk do të ishte nominuar.”
Facebook vazhdon të ketë rëndësi te politikanët amerikanë. Në vitin 2011, Obama mori pjesë në “town hall-in (bashkëbisedim)” e parë në kompaninë Calin. Shumë prej kandidatëve më të nominuar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, janë gjithashtu aktivë në Facebook, duke përfshirë Guvernatorin e New Xhersit Chris Christie, Kongresmeni Paul Ryan dhe senatori i Floridës Marco Rubio.
6.Facebook ndryshoi Lindjen e Mesme.
Facebook shërbeu si një vënd për liderët rebelë për të shpërndarë lajme, për të realizuar diskutime dhe sensibilizimin e të tjerëve për kauzen e tyre. Rezultati ishte rrotacioni i qeverive në katër vënde të ndryshme duke përfshirë Tunizinë, Egjiptin, Jemenin dhe Libinë.
Në Tunizi u raportua se 2 milion njerëz përdorën Facebook-un për të komunikuar gjatë rezolucionit. Në Egjipt, afërsisht gjysmë milioni njerëz u informuan për protestat nga rrjeti social.
7.Facebook ndryshoi mënyrën se si njerëzit  “ngacmohen”.
Struktura e Facebook ka krijuar “shënjestra të lehta” dhe më shumë se 40% e njerëzve midis moshës 14 dhe 24 vjec raportuan se kanë qënë “elektronikisht të ngacmuar”.
Ndërkohë që Facebook nuk është vetëm faqe ku këto ngjarje ndodhin, këto lloj incidentesh bëjnë lajm. Shtatorin e vitit të kaluar, një vajzë 12 vjecare nga Florida tentoi të vriste veten pas ngacmimeve që kishte patur nëpërmjet internetit. Facebook është përpjekur t’i ndalojë këto tipe incidentesh.
8.Facebook ndryshoi mënyrën se si bizneset bashkëveprojnë me klientët.
Në vitin 2010, Pepsi pati një ide të cmendur: Ai vendosi të hiqte dorë nga marketingu gjatë ndeshjeve SuperBowl(evenimenti më i madh futbollit amerikan) për herë të parë pas 23 sezonesh. Në vënd të kësaj Pepsi ndërmori një fushatë në rrjete sociale si Facebook, Twitter dhe në faqen zyrtare të tij.
Rritja e rrjeteve sociale, vecanërisht Facebook-ut, i vuri në mendime firmat për mënyrën e kontaktimit me klienët. Sot, nëse dikush ankohet në faqen zyrtare të firmës në Facebook apo në Twitter, shërbimi i klientit menjëherë përgjigjet.
Nëse kemi mësuar dicka për Facebook për këto 10 vite, ajo është se ne nuk e kishim imagjinuar asnjëherë ndikimin qe paska rrjeti social në cështje të ndryshme që nga sporti e deri te politika. Për një dekadë, Facebook ka ndryshuar botën. Me më shumë se një miliarda përdorues ,na mbetet të shohim për ndikimin qe do të ketë në 10 vitet e ardhshme

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.