Pavarësisht se Nokia është një kompani e Microsoft, do të nxjerrë në treg në fund të shkurtit, një aparat me sistem Android. Nokia po përgatitet të prezantojë smartphone-in e saj , një version i Google Android, në kongresin botëror të teknologjisë që do të mbahet në Barcelonë.
Në fillim ky lajm ishte përfolur se ishte në planet e Nokias, por tani kompania telefonike e ka bërë fakt të kryer. Pas viteve të tëra pune për zhvillimin e sistemit Ëindoës Phone OS, shitjet e Nokias pësuan rënie, duke bërë që të hedhin sytë diku tjetër për të rritur gamën e produkteve të ofruara për klientët e saj.
Me këtë lëvizje vërehet se Nokia nuk do që të rrezikojë të humbë financimin prej 250 mln dollarësh që platforma mbështetetëse e Microsoft ia akordon cdo tre muaj.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.