Në Francë jepet alarmi për lojën e re që po zhvillohet përditë e më shumë mes të rinjve. Fenomeni në modë për të rinjtë francezë, konsiston tek dehja, në rrjetin social.
Në praktikë në disa faqe të Facebook, të rinjtë sfidojnë njëri tjetrin kush pi më shumë pijë alkoolike, duke u ndjekur live nga videokamerat në rrjetin social. “Na vijnë me dhjetëra video cdo ditë” tregon themeluesi i faqes “Neknomination Francia” i cituar nga e përditshmja “Le Parisien”.
Ndërkohë mjekët të alarmuar shprehen se duhet nxjerrë një draft që ta ndalojë me çdo kusht këtë fenomen që po ndikon në degradimin e të rinjve francezë.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.