Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/19/14

Hakerët përdorin defektin e Internet Explorer 10 për të sulmuar përdoruesit

by ADM  |  in Security at  2/19/2014

Të paktën 1 në tre përdorues të Internet Explorer janë të rrezikuar nga sulmet e piratëve të internetit.Microsoft konfirmoi se të dy, IE9 dhe IE10, por sidomos ky i fundit, përmbajnë boshllëqe që lënë të pasigurta të dhënat e përdoruesit, ndaj i fton ata të shkarkojnë IE11, i cili është ndërtuar pikërisht për të përmbyllur defektet e lëna nga paraardhësit. Brishtësia e IE9 dihej, por dje i janë shtuar dhe konfirmimet se hakerët kanë kompromentuar dhe versionin e ri IE10, duke i vjedhur të dhënat nga kompjuterët përdoruesve. “Microsoft është në dijeni të sulmeve që kanë shënjestruar Internet Explorer 10. Nga hetimi ynë paraprak u konstatua se IE 9 dhe IE10 janë të prekur nga hakerët” tha një zëdhënës për shtyp në një deklaratë online. Sipas këtyre të dhënave del se rreth 1/3 e përdoruesve të Internet Explorer janë të ekspozuar për t’u vjedhur të dhënat.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.