Në kompaninë Apple duket se po fryn një erë e re në produktet e saj. Lajmet më të fundit bëjnë fjalë për një takim të fshehtë mes Apple Inc. dhe Tesla Motors Inc. Duke u bazuar te burimet brenda kompanisë së mollës së kafshuar spekulohet se Apple është e interesuar për të zgjeruar biznesin e saj.
Kështu vitin e kaluar u përfol se Apple ishte e interesuar edhe për mjekësinë, sidomos teknologjinë që mund të parandalojë infarktin në zemër. Apple po eksploron rrugë për të parandaluar infarktin duke studiuar zhurmën e vecantë të gjakut teksa ky i fundit vërshon nëpër artierie u shpreh një punonjës pranë ekipit që po merret me projektin.
Ndërkohë aktualisht interesi i Apple po shtrihet edhe tek biznesi i makinave elektrike, si një sinjal i qartë që gjiganti i teknologjisë po merr parasysh rrezikun, dhe po shtrihet përtej produkteve aktuale të iPhone dhe iPad
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.