Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/17/14

Apple dhe Google refuzojnë lojrat me emrin Flappy

by ADM  |  in Info at  2/17/2014

screen shot 2014 01 31 at 5 49 05 pm Apple dhe Google refuzojnë lojrat me emrin Flappy ne techsot.al
Që nga largimi i lojës Flappy Bird nga App Store dhe Play Store, janë shfaqur shumë klone të kësaj loje me emrin Flappy, prandaj Apple dhe Google kanë vendosur të refuzojnë të gjitha lojërat me emrin Flappy në dyqanet e tyre.
Apple ka larguar një lojë të quajtur “Flappy Dragon” nga App Store, lojë e zhvilluar nga Ken Carpenter. Apple i ka thënë atij se: “kemi gjetur se emri i lojës suaj ngjason me një ish-lojë popullore në dyqanin tonë, e cila tanimë është fshirë.”
Apple tha se aplikacioni ishte në kundërshtim me pjesën e mëposhtme të udhëzimeve shqyrtuese në App Store.
Arsyet:
22.2 : Aplikacionet që përmbajnë përfaqësime të rreme ose mashtruese  do të refuzohen.
22.2
Ne kemi gjetur se aplikacioni juaj përmban përmbajtje që mund të jetë çorientuese për përdoruesit, që nuk është në përputhje me udhëzimet  shqyrtuese të App Store.
Ne kemi gjetur që aplikacioni juaj ka lidhje me ish-lojën “Flappy Bird” e cila tanimë është larguar nga App Store. 

Google refuzon “Flappy” poashtu:


Apple nuk është e vetme në vendimin e refuzimit të lojrave me emrin Flappy, Ken Cartpenter i nervozuar poashtu ka treguar se loja i është fshirë nga Google Play Store dhe tani ai mendon të ndryshoj emrin e lojës në Derpy Dragon. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.