Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

1/10/14

Del në treg numri i ri i revistës “ComputerWorld Albanian”

by Admin  |  in Info at  1/10/2014

Numri i ri i revistës “ComputerWorld Albanian” përmban një tematikë të larmishme, duke filluar nga një seksion i veçantë kushtuar eventit të suksesshëm Albanian ICT Awards 2012, intervista me fituesit e kategorive, shkrime të dedikuara nga profesionistë të shquar të TIK-ut në trevat mbarëshqiptare si Shkumbin Hamiti, Prof Dr. Kozeta Sevrani, Dr. Geni Likoskendaj, Prof. Ledia Hajderi, Dr. Milena Harito, Albi Greva, psikologia Silvana Loka etj. Revista trajton gjithashtu edhe trendet më të fundit të teknologjisë mobile, statistika shqiptare dhe botërore të kësaj industrie, historikun nga telefoni i parë e deri tek smartfonët e fundit, zhvillimet shqiptare në botën mobile, platforma për krijimin e aplikacioneve mobile, përhapja e teknologjisë mobile në sektorë të rëndësishëm si ai bankar, arsimor, shendetësor etj. Revista gjendet prej datës 9 janar në pjesën më të madhe të pikave të shitjes në Shqipëri e Kosovë.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.