Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/30/13

A do të jetë Android TV produkti i ardhshëm më i rëndësishëm për Google

by Admin  |  in Security at  12/30/2013

android-robot-google-signgoogle-settings-2-27-13-01-1361967421.jpg (620×340)Ndërkohë që ofruesit e televizioneve kabllore po përpiqen të ngushtojnë tregun e tyre për të mbajtur konsumatorët sa më shumë të lidhur pas shërbimit që ofrojnë, prodhuesit e televizorëve po punojnë për t’u rritur sa më tepër.
Digitimes ka raportuar se shkrirja e grupit të punës së Google TV me ekipin e Android mund të jetë një shenjë që tregon se Google po ndërmerr një hap të rëndësishëm në tregun e televizorëve.
Sipas raportit, suksesi i Chromecast (pajisje e zhvilluar nga Google që lejon përdoruesit të shohin video, të shpërndajnë faqe të shfletuesit Google Chrome ose të hapin në ekranin e televizorit këngët që kanë ruajtur në smartfonët, tabletët ose kompjuterat e tyre) do të gjenerojë më tepër kërkesë për televizorët Android në treg dhe do të shndërrojë sistemin Android TV një pajisje të rëndësishme për argëtimin në familje për shkak të mundësisë së tij për t’u lidhur me smartfonët.
E ardhmja e Apple TV vazhdon të jetë një mister ngacmues, por aktualisht Chromecast renditet në krye të listës së pajisjeve elektronike më të shitura në Amazon. Edhe njëherë tjetër Google vazhdon të qëndrojë një hap para në këtë konkurrencë. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.