Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/26/13

Yahoo do të kriptojë të dhënat e gjithë përdoruesve në fillim të vitit 2014

by Admin  |  in Security at  11/26/2013

Yahoo ka njoftuar së fundmi se do të kriptojë postën elektronike për çdo përdorues.
Marissa Mayer, shefja ekzekutive e Yahoo-së, ka konfirmuar se kjo masë sigurie do të aplikohet për të gjitha produktet e kompanisë në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2014.
Në profilin e kompanisë në rrjetin social Tumblr, Mayer ka theksuar tre masa specifike për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
- Deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2014 do të kriptohet gjithë informacioni që ndodhet në qendrat e të dhënave të kompanisë.
- Deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2014 përdoruesve do t’iu ofrohet një opsion që mundëson kriptimin e të dhënave që burojnë nga Yahoo.
- Do të bashkëpunohet me partnerët ndërkombëtarë të postës elektronike për t’u siguruar që llogaritë e krijuara nga ky bashkëpunim të kenë të aktivizuar https.
Ky lajm është padyshim një përgjigje e pyetjeve të vazhdueshme dhe çështjeve që kanë përfunduar në gjykatë lidhur me sasinë e informacionit që disponon agjencia NSA, e njohur për skandalin e përgjimit në ueb. Ashtu si është konfirmuar edhe më parë nga kompania, Mayer ka theksuar se: “NSA apo ndonjë agjenci tjetër qeveritare nuk kanë pasur asnjëherë të drejtë të aksesojnë qendrat e të dhënave të kompanisë.” (PCTools/AL)

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.