Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/26/13

Si të përsëritni pjesë të caktuara të videove në YouTube ?

by Admin  |  in Security at  11/26/2013

youtube pjesChrome: Edhe nëse jeni duke shikuar skenën tuaj të parapëlqyer ose duke shikuar ndonjë ligjëratë, janë disa kohë kur mund të keni nevojë që YouTube të përsëris një pjesë të caktuar të një videoje. Looper for YouTube është një shtojcë e re që iu mundëson që ta bëni këtë gjë me lehtësi.
Looper shfaqet nën panon e videos kryesore, duke ju ofruar mundësinë që të vendosni se cilën pjesë të videos dëshironi ta përsëritni duke tërhequr pikat për “Fillim” dhe “Mbarim” në një shirit.
Ju mund të klikoni dy herë në kutinë e kohës për ta marrë kohën e tanishme. Vendosni numrin e nisjes dhe mbarimit të videos që dëshironi që videoja të përsëritet dhe tani jeni gati të shkoni.
Shtojca është e dobishme veçanërisht nëse jeni duke marrë shënime, për shembull në një ligjëratë nga TED, MIT, derisa nuk arrini që të përfshini çdo gjë që mund të përmend ligjëruesi.
Looper iu mundëson që të shkoni tek një pikë dhe ta kuptoni mirë atë, derisa të shkruani pikat e spikatura, pa pasur nevojë që të shkoni manualisht para dhe prapa. Duke klikuar këtu, mund të shkoni tek faqja e shtojcës Looper for YouTube në dyqanin e aplikacioneve për Chrome, nga ku edhe mund ta shkarkoni aplikacionin. (PCTools/AL)

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.