Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/29/13

Aplikacioni CyanogenMod largohet nga Google Play, shkeli rregullat

by ADM  |  in Software at  11/29/2013

timthumb.php (400×304)Pas më pak se tri javësh që kur ishte lëshuar, aplikacioni CyanogenMod Installer është zhdukur nga dyqani i aplikacioneve Google Play.
Aplikacioni, që është një formë e instalimit të CyanogenMod në një pajisje që përdor Android me një klikim, ishte tërhequr vullnetarisht pasi Google i informoi zhvilluesit e aplikacionit se po shkeleshin kushtet e shërbimit të Google Play.
Nëse aplikacioni nuk do të ishte tërhequr vullnetarisht, Google tha që do të “detyrohej që ta largonte atë në formë administrative”.
Cyanogen kontaktoi Google pas largimit të aplikacionit nga dyqani. Ishte raportuar që ndonëse “vetë aplikacioni është i padëmshëm” nuk do të lejohet të jetë në dyqan sepse “i përkrah përdoruesit që të tejkalojnë autorizimin e tyre” duke iu dhënë qasje tek boolader dhe softuerët për ndezje të palës së tretë.
CyanogenMod, që ka më tepër se 8 milionë përdorues, përditëson dhe zgjeron Androidin duke sjell veçori të reja tek pajisjet për të cilat prodhuesit kanë ndaluar së përditësuari. Zhvilluesit e këtij aplikacioni dëshirojnë të bëhen sistemi operativ më i popullarizuar pas Androidit dhe iOS-it.
TheNextWeb spekulon që kushtet e Google Play nënkuptojnë që një aplikacion që bën ndryshime në një pajisje me një pëlqim të përdoruesit, duhet të jetë në gjendje që të rikthejë ato ndryshime.
Aplikacioni CyanogenMod nuk e kishte atë mundësi, kështu tani, përdoruesit e interesuar që ta provojnë sistemin CyanogenMod duhet që të tërhiqen nga procesi i mëhershëm “brutal” i instalimit. (PCTools | AL)

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.