Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

7/8/13

Si Te Shkruajm më Shpejt?

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/08/2013


Nuk ka rëndësi nëse punoni në gazetari, apo keni një afat të caktuar në mbarimin e një shkrimi, por do ju duhet që të jeni në gjendje të shkruani shpejt.
Por kualiteti i shkrimit, mund të jetë një sfidë kur luftoni me kohën. Ja disa këshilla se si të shkruani më shpejt.

Organizimi i materialit mbi të cilin do shkruash

Organizoni materialin që doni të shkruani. Sa më i organizuar të jetë shkrimi aq më i kuptueshëm do të bëhet. Rekomandohet që të shkruani disa të dhëna rreth raportit në një letër. Për shembull, shtoni disa shënime, dhe pastaj mendoni rreth atyre pak fjalëve të cilat keni arritur ti shkruani. Gjithashtu mendoni rreth gjërave të cilat i dini rreth asaj që do të shkruani. Në letër mund të shkruani dhe disa citime, apo mendime të cilat ju duken interesante. Shkruani mendimet me titull se ku do ti vendosni, në fillim, mes, apo fund.

Gjeni fokusimin

Fokusimi është zemra e shkrimit, është gjëja e parë që lexuesit do ta kuptojnë. Çelësi i shkrimit të shpejtë është tek gjetja e fokusit që nga fillimi. Këshillohet që të shkruani “fjalë kyçe” të cilat mund të jenë të shpërndara në të gjithë materialin, por do t’ju duhet që të ktheheni tek ato dhe ti rregulloni kohë pas kohe, gjithashtu dhe mund të bëni vend tek ato për detaje.

Vetëm shkruani

Vetëm shkruani, ju nuk keni nevojë që të prisni deri në fund të kërkimeve tuaja. Filloni me shkrimin, sepse fillimi është më i rëndësishmi, gjithashtu nëse filloni me shkrimin më herët, do të keni më shumë kohë për tu marrë me detajet. Për të përfunduar një shkrim para afatit, vendosni një afat, i cili është më i hershëm se ai final.

Praktikoni

Ju ndoshta nuk do ta kuptoni, por ju jeni duke e praktikuar shkrimin e shpejtë tashmë. Ne shkruajmë mesazhe, bëjmë biseda me shokë. Në një farë mënyre, kjo shndërrohet në një aftësi shkrimi më të shpejtë. Shkrimi në Twitter është një mënyrë e mirë e praktikimit të shkrimit të shkurtër dhe me kuptim.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.