Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/10/12

Përshtypjet tona rreth Windows 8 [EDITORIAL]

by Anonymous  |  in Software at  11/10/2012


boot screen e1352433691332 Përshtypjet tona rreth Windows 8 [EDITORIAL]
Ky postim është shkruar nga Xhovan MIrashi, dhe nuk reflekton mendimet e faqes PcTools por vetëm të autorit. 
Sot shkarkova nga Microsoft.com të shumë-përfolurën Windows 8, sistemin operativ të ri të Microsoft-it. Kushtonte rreth $40. Pasi e shkarkova, e formatova diskun e laptopit për të krijuar një ‘drive’ enkas për të. Në këtë mënyrë, kur ndez kompjuterin, më jepet një opsion për të filluar meWindows 7 apo Windows 8 (në rastin tim edhe një opsion tjetër, Ubuntu, sepse e kam edhe atë të instaluar).

Pra unë e kam edhe Windows 7 të instaluar, edhe Windows 8 tani.
Por cilat ishin përshtypjet e mia të para rreth Windows 8?
UAU! Ishte me të vërtetë mahnitëse, me një rezolucion shumë më të mirë. Dy minutat e para mbeta me gojë hapur. Por pas disa minutave shfletimi, u kujtova se isha në një kompjuter. Me Windows 8 ndihesha sikur po shfletonja një tabletë, ose madje dhe një smartfon.
Nuk kishte të ndjerën e një kompjuteri. Nuk ishte ora në qoshen poshtë, në krahun e djathtë. Nuk ishte butoni ‘Start’ në qoshen poshtë majtas. Desktopi nuk kishte dosjet dhe kartelat, si mund të gjënden në kompjuterat e zakonshëm. I vetmi shfletues ishte Internet Explorer, i cili për të habitur ishte shumë më i shpejtë, dhe shumë më pak i ndërlikuar. Por sidoqoftë, nuk kishte si të themi ‘prekjen’ e një kompjuteri siç jemi mësuar ne. Nuk dija si të shkoja në aplikacionet që për shumë do të ishin shumë të ndërlikuara.
desktop windows 8 e1352434430502 Përshtypjet tona rreth Windows 8 [EDITORIAL]Pra me një fjalë, për mua nuk ishte edhe shumë vështirë për të mësuar se si funksiononin gjërat, sepse unë shkoj në shkollë për inxhinjeri kompjuterash, dhe jam mësuar më sisteme të ndryshme. Por për një person me dijeni mesatare rreth kompjuterave, do të ishte paksa e vështirë për t’u ‘ambientuar’. Dhe të mos flasim pastaj për prindërit tanë.
Dhe një gjë tjetër që nuk më pëlqeu ishte fakti se çdo gjë ishte e ‘Microsoftonizuar’. Ajo që dua të them me këtë është se për të hapur kompjuterin, duhet të kyçeshe tek llogaria e Microsoft.com. Kalendari, emaili, mesazhet, lojrat, muzika, videot, motori i kërkimit, etj. ishin të lidhura me Microsoft, ose ishin pjesë e tij (si p.sh. Bing, Outlook, etj.).
Ishte një sistem krejt ndryshe. Kur fillova me botën e kompjuterave, fillova me sistemin operativWindows XP. U mësova me atë, kryesisht sepse ishte shumë i lehtë. Më pas Vista, kishte shumë ndryshime nga XP, por ndryshime jo rrënjësore. Dhe tani 7, që nga  Vista kishte ndryshime minimale. Pra të gjitha ndryshimet deri më sot kanë qënë minimale, dhe jo shumë rrënjësore. Për mendimin tim, shumë njerëz do e kenë të vështirë të adoptohen me këto ndryshime.
Në konkluzion, Windows 8 ka një potencial shumë të madh, çdo gjë është e rifreskuar, e pastër, me rregull, por që ndryshimi rrënjësor nga Windows 7 e bën atë shumë të vështirë për personat mesatarë të mësohen me të. Gjithsesi, i urojmë Microsoft-it fat të mbarë. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.