Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/3/12

Google merr patentën për makinën pa shofer

by Anonymous  |  in Cel | Info at  6/03/2012


Shteti i Amerikës Nevada ka aprovuar aplikimin e Google për patentë për testimin e makinave pa shofer. Makinat pa shofer do të testohen në rrugët e shtetit të Nevadës, dhe ky është një hap shumë i madh për projektin e Google, dhe për industrinë e automjeteve në përgjithësi.
Google merr patentën për makinën pa shofer Google merr patentën për makinën pa shofer
Patenta do të lejojë Google të përdorë këto makina në të gjithë shtetin e Nevadës, me disa kushte sigurisht. Brenda në makinë duhet të jenë dy persona, njëri mbrapa timonit, dhe një person tjetër që ka mundësi të kontrollojë automjetin. Google duhet të marrë një siguracion automjeti prej 1 Milion $, dhe duhet t’a bëjë të qartë se ku do të vozitë makina.
Google ka thënë se makinat pa shofer mund të përdoren më së shumti për taksi, por që kanë potencial shumë të madh për t’u përdorur nga personat invalidë.
Tek videoja më poshtë do të shikoni ndihmën e madhe që një makinë pa shofer i jep këti të verbëri:

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.