Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/8/12

Ora e mençur e Sonyt

by Anonymous  |  at  5/08/2012


Sony zyrtarisht paraqiti orën e vet “të mençur” të dorës e cila shfrytëzuesve do të duhej të ia mundësoj komunikimin me telefonin e bazuar në Android.
Sony SmartWatch ia mundëson shfrytëzuesve marrjen e informatave më të fundit në rrjetat shoqërore si dhe të mesazheve tekstuale, dhe manipulimin me muzikën dhe thirrjet drejtpërdrejtë nga ora. SmartWatch lidhet me telefonin mobil përmes Bluetoothit për të mundësuar komunikimin dhe menaxhimin me funksionet e telefonit mobil.
Ora është e pajisur me ekranin OLED të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 1.3 inç, ndërsa do të shitet me rripin e zi nga goma, por janë në dispozicion edhe ngjyrat tjera, duke
përfshirë të bardhën, vjollce, mint dhe të kaltër. Për të ia komunikuar shfrytëzuesin për një thirrje ose ndonjë gjë tjetër, ora vibron, e një mbushje e baterisë do të duhej të mjaftoj për katër orë punë. Gjithashtu theksohet se është e qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështisë.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.