Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/28/12

VIRUS I RI NË ANDROID, INCIZOHEN THIRRJET !

by Anonymous  |  in Security at  2/28/2012


Një virus i ri trojan që sulmon celularët me Android thuhet se në fshehtësi incizon thirrjet e përdoruesve. Për fat të keq, ky softuer i dëmshëm është vetëm një pjesë e një trendi të ri që po rrezikon pajisjet me Android dhe Apple iOS.
Virusi i ri incizon thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton Network World. Malware’i trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij.


Sipas Juniper Networks që postuan një raport në muajin maj, Symbian dhe Microsoft Windows Mobile kanë qenë caqe primare të hakerëve që
kanë kërkuar të futen në grupin e përdoruesve të celularëve të mençur. Megjithatë gjatë këtij viti, zhvilluesit e malware veçse kanë filluar të punojnë në krimba edhe për Apple iOS edhe për Google Android. Gjersa iOS vazhdon të jetë më i sigurt, Android po has në sulmet më të mëdha.


Pra përdorues të Android keni kujdes dhe shikoni se çfarë po shkarkoni nga dyqani i aplikacioneve, sepse me rritjen dhe shtrirjen e mëtutjeshme të Android në treg, atraktiviteti i këtij sistemi operativ për hakerë bëhet gjithnjë më i madh... ngjashëm sikurse që është Windows më atraktiv sesa Mac OS X apo Linux... 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.