Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/29/14

Google tani konsiderohet marka me e vlefshme ne bote!

by Anonymous  |  in Security at  5/29/2014
Google tani është marka më e vlefshme në botë. Sipas agjencisë globale për hulumtime të tregut Millward Brown, vlera e markës Google është rritur me 40 për qind vetëm brenda një viti të vetëm, duke arritur në 158.84 miliardë dollarë, në dallim me kompaninë rivale Apple, vlera e së cilës është 148 miliardë dollarë, dhe e cila pa një rënie prej 20 për qind, për periudhën e njëjtë kohore.

Google është ngjitur në maje të listës në mënyrë të qëndrueshme, pas parakalimit të IBM, e cila kishte vendin e dytë gjatë të vitit të kaluar.

eBay, rrjedhin të dhënat e 145 milionë përdoruesve

by Anonymous  |  in Info at  5/29/2014
eBay fillimisht mendoi se të dhënat e përdoruesve të saj ishin të sigurta pas brishtësisë të sigurisë nga e cila ranë viktimë kohëve të fundit.
Mirëpo siç rezultoi, ky nuk ishte rasti me sigurinë e eBay, pasi Reuters vuri në dukje në një nga raportet e saj të fundit, dhe eBay tani e ka konfirmuar se të dhënat personale që i përkasin 145 milionë përdoruesve të saj janë afektuar nga një sulm, duke e bërë atë një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të gjitha kohërave.

Me fjalë të tjera, nëse jeni përdorues i eBay, ju duhet ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj menjëherë, në qoftë se nuk e keni bërë tashmë.

"Për një periudhë shumë të gjatë kohore, ne nuk besonim se ka pasur ndonjë të dhënë të konsumatorëve të eBay e cila është afektuar" tha shefi i tregut global Devin Wenig për Reuters.

“Pasi mësuam se të dhënat janë “prekur” nga sulmi, eBay ka lëvizur shpejt për ta kuptuar sulmin ndaj të dhënave personale të përdoruesve” ka thënë Wenig.

Wenig tha se "miliona" përdorues të eBay tashmë i kanë ndryshuar fjalëkalimet e tyre, edhe pse ai nuk arriti të japë hollësi. Ekzekutivi i eBay gjithashtu tha se kompania është duke marrë masa për të mbrojtur rrjetin e saj në mënyrë që të sigurohet që një shkelje e ngjashme të mos ndodhë më në të ardhmen.

Zyrtare: Apple e blen Beats Music për 3 miliardë dollarë

by Anonymous  |  at  5/29/2014
Apple e ka zyrtarizuar. Dr.Dre dhe kompania e tij, Beats Electronics do të jetë e Apple, dhe kjo blerje kompanisë amerikane do t’i kushtojë hiç më pak se 3 miliardë dollar.
Sipas Financial Times, themeluesit e Betas Electronics, Jimmy Iovine dhe Dr. Dre (Andre Young) do të jenë pjesë e menaxhmentit të Apple, në njësinë e softuerit të internetit dhe shërbimeve.

Raportet e mëhershme sugjeronin se Apple e ka blerë Beats Music si përpjekje të shtuar për ta mbajtur gjallë popullaritetin e iTunes, përdoruesit e të cilit kanë qenë në rënie kohëve të fundit.

Në të ardhmen e afërt, Apple pritet që ti integrojë dëgjueset e veshëve dhe dëgjueset për kompjuterë nga Beats Music në pajisjet e saj si iPhone, iPod dhe linjën e laptopëve MacBook dhe Air dhe kompjuterëve iMac.

Për ta festuar bashkimin me Apple, Beats Music tashmë e ka përditësuar aplikacionin e saj për iOS, duke e liruar edhe çmimin në 100 dollarë (një zbritje prej 20 dollarëve). Tim Cook, e ka konfirmuar se shërbimi i muzikës me Beats Music do të ofrohet edhe në platformat rivale, si Android dhe Windows Phone

Google ndryshon logon, pa bërë zhurmë

by Anonymous  |  in Security at  5/29/2014
Pa shumë zhurmë dhe publicitet, marka më e vlefshme në SHBA, dhe gjiganti amerikan Google e ka ndryshuar logon e kompanisë. Kjo është hera e tretë që Google e ndryshon logon e saj brenda 10 viteve, shkruan The Guardian.
Mirëpo, ndryshimi mes versionit të ri dhe atij të mëparshëm është i vështirë për tu vërejtur, pasi që versioni i ri dhe i freskuar i logos ka ndryshuar për vetëm 2 piksel.

Motori më i madh i kërkimit në botë e ka zhvendosur shkronjën “g” në anën e djathtë për një piksel, dhe shkronjën “I” më poshtë djathas për një piksel tjetër.

Edhe pse Google nuk i ka komentuar ndryshimet e bëra në logo, dizajnerët dhe blogerët e shumtë e kanë pëlqyer ndryshimin e bërë nga marka më e vlefshme amerikane, dhe komentet e para kanë qenë tejet positive për shërbimin e miliarda njerëzve, të cilët bëjnë shumë kërkime në baza ditore në internet.

Samsung freskon Galaxy S5, zbulohet modeli Galaxy S5 Active

by Anonymous  |  in Info at  5/29/2014
Modeli i ardhshëm i Samsung Galaxy S5 ka rrjedhur nga llogaria e famshme e Twitter @evleaks, edhe pse nuk është e qartë se kur ky variant i ri dhe “i fortë” i Galaxy S5 do të jetë në dispozicion në dyqane.
Samsung Galaxy S5 Active është parë në versionin me mbështjellësin e metaltë dhe atë standard, ndërsa pjesa tjetër e dizajnit të variantit S5 Active duket shumë i ngjashëm me modelin origjinal Galaxy S5, edhe pse ende nuk dihet nëse sensori me gjurmë të gishtërinjëve do të jetë në versionin Active.

Megjithatë, Samsung e ka konfirmuar se do ta përfshijë sensorin me gjurmë gishtash në pajisjet e saj të ardhshme të cilat do ti sjell këtë vit, ndërsa ndër modelet e para të tabletëve me këtë funksion do të jetë Galaxy Tab S.

Ndërkohë që sensori për matjen e të rrahurave të zemrës që është në versionin original të Galaxy S5 mund të shihet edhe në Galaxy S5 Active.

Përveç Galaxy S5 Active, Samsung pritet të zbulojë edhe modelin Galaxy S5 Prime i cili do të shfaqet me ekranin me 2K, dhe synon të konkurrojë me modelin e fundit të rivalit të saj, LG, përkatësisht modelin LG G3.

Ende nuk është e qartë se kur këto modele të linjës së pajisjeve Galaxy do të zbulohen, por dihet se Samsung e ka planifikuar një ngjarje mediale në New York gjatë muajit qershor.

4/20/14

Keshilla nga “The Guardian” per perdoruesit te Windows XP

by Admin  |  in Security at  4/20/2014

Shumë përdorues të Windows XP po hasin vështirësi tashmë që Microsoft i ka dhënë fund suportit për këtë sistem, por pavarësisht kësaj një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dëshirë të instalojnë një sistem të ri.

Për këtë arsye, gazeta britanike The Guardian ka menduar të ofrojë një guidë të dobishme për të siguruar një kompjuter me sistem Windows XP në kushtet aktuale. Sigurisht, në këtë rast është e këshillueshme që kompjuterët XP të mos kenë akses ndaj internetit, por kjo nuk është e mundur duke qenë se çdo përdorues e ka të nevojshme që për një kohë të caktuar të qëndrojë online. Për këtë arsye The Guardianështë fokusuar tek disa zgjidhje të tjera.

Një sugjerim i dobishëm për ata persona që qëndrojnë shpesh online është përdorimi i kompjuterit nëpërmjet një llogarie tjetër që nuk ka të drejta administratori. Kjo do të thotë se ju nuk mund të bëni gjithçka që mundeni kur e aksesoni si administrator, por kjo masë do të limitojë dëmin që mund të shkaktojnë hakerët në kompjuterin tuaj. Një prej arsyeve kryesore do të ishte pamundësia për të instaluar softuerë të reja duke qenë se jeni përdorues me të drejta të kufizuara.
Një rekomandim tjetër i The Guardian është navigimi nëpërmjet shfletuesve Firefox ose Chrome dhe jo nëpërmjet versioneve të vjetra dhe jo të sigurta të Internet Explorer të cilët përputhen me sistemin XP. Është gjithashtu e këshillueshme që në shfletuesin tuaj të instaloni shtojcën HTTPS Everywhere në mënyrë që të siguroheni se çdo informacion që dërgoni në uebfaqe të ndryshme të jetë i kriptuar.
Së fundmi, The Guardian rekomandon shmangien e uebfaqeve të dyshimta dhe sidomos të atyre që ofrojnëmuzikë apo filma piratë. Në qoftë se ndiqni me përpikmëri këshillat e mësipërme atëherë është e mundur që të vazhdoni të punoni me kompjuterin tuaj XP, në të kundërt do të ishte më mirë të përditësoni sistemin tuaj operativ.

4/8/14

Përfundon zyrtarisht mbështetja për Windows XP!

by Admin  |  in Software at  4/08/2014

Duke nisur nga dita e sotme, sistemi operativ Windows XP del në pension dhe nuk do të marrë më asnjë lloj përditësimi mbi sigurinë. Lajmi ishte bëri i ditur prej disa kohësh nga gjigandi me qendër në Redmond të Washington-it. Megjithatë, ky sistem është tepër i përhapur në kompjuterat në të gjithë botën, nëpër familje, kompani, banka, administrata publike etj.
Ndaj, skandeca e XP-së po shkakton jo pak frikë pasi brenda pak orëve milionë kompjutera do të kthehen totalisht vulnerabël nga virusët dhe hacker-at.
Windows XP u lançua nga Microsoft në tetor të vitit 2001 dhe kompania bëri të ditur për herë të parë në vitin 2007, se cikli i jetës i këtij sistemi operativ do të vinte drejtë fundit.
Ndërkohë kompania prezantoi për përdoruesit sistemet e tjera si Windows Vista, Windows 7 dhe Windows 8. Por pavarësisht të gjithave Windows XP vazhdon të jetë tejet i përdorur.
Sipas NetMarketShare ky sistem është ende prezent në rreth 30 përqind të kompjuterave në botë.
Megjithatë është me rëndësi që kush ka ende këtë sistem në kompjuter, duhet fillimisht të përditësojë sistemin operativ me një nga versionet e tij më të fundit si Windows 7 ose 8, por jo vetëm. Është e nevojshme që secili prej përdoruesve të Windows XP, të bëjë një back-up të të dhënave.
Në këtë mënyrë do të jeni më të mbrojtur nga hacker-at në botë që momentalisht e kanë tepër të thjeshtë që të futen në kompjuterin tuaj e të marrin të dhënat që gjenden në të

3/20/14

Pas një muaji, Lamtumirë Winamp!

by Admin  |  in Software at  3/20/2014
Pas 15 vitesh në qarkullim,programi i famshëm për të dëgjuar muzikë, Winamp do të mbyllet më 20 Dhjetor 2013. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë themeluesja, AOL, e cila ka postuar një njoftim në faqen zyrtare të Winamp.

Në fillim të dhjetëvjeçarit që lamë pas, Winamp ishte një prej programeve më të përdorur për të dëgjuar muzikë në desktop. AOL e bleu atë në vitin 1999. Pas shumë kërkesash, Winampnxori versionin për Android dhe Mac në vitin 2010 dhe 2011, por mesa duket ata ishin thjesht “shumë vonë”.

Dikur Winamp ishte po aq i rëndësishëm sa ç’është sot Napster, iTunes apo shërbimet e muzikës si Spotify apo Pandora. Winamp kishte pamjet e veta të veçanta, të cilat në një farë mënyre personalizonin përdoruesit.

Gjithsesi, programi arrinte të fitonte para deri në fund, shkruan krokodili.com. Nëse nuk jeni tipa që ju pëlqen ta lini të kaluarën pas, atëherë keni edhe një muaj kohë për të shijuar ditët e vjetra të fillimit të muzikës digjitale. Winamp ende i disponueshëm pa pagesë

Apple sjell iPhone-in me ekran 4.7 inç?!

by Admin  |  in Info at  3/20/2014
Ditëve të fundit ka filluar të flitet për dy produkte të reja ngaApple. Sipas raporteve të mediave të huaja, thuhet seApple po planifikon të lansojë dy versione të ndryshme të iPhone-ave këtë vit, të dy me madhësi të ndryshme të ekranit. 

Sikurse edhe herën e fundit,Apple planifikon t’i lansojë këto dy produkte në po të njëjtën ditë, e që me gjasë kjo do të ndodhë në çerekun e tretë të këtij viti, kurApple iPhone 6 pritet të lansohet. Njëri model mendohet se do të ketë ekran prej 4.7 inç, ndërsa tjeri është pak më i madh, 5.7 inç, dhe që hyn automatikisht në kategorinë e phabletëve.

Tani mediat raportojnë për disa të reja rreth këtyre modeleve. Një raport i ri nga Japonia thotë se të dy modelet nuk do të lansohen në të njëjtën kohë, si dhe nuk konsiderohen si variante të Apple iPhone 6. Sipas këtyre informatave të reja, thuhet se iPhone 5.7 inç do të jetë një seri krejtësisht e re. 

Por, kjo është pjesa më e mirë e thashethemit. Phableti iPhone do të lansohet në maj, ndërsa iPhone 6 do të lansohet dikur kah muaji shtator.

Apple iPhone me ekran të madh me gjasë do të ketë procesorin A7 sikurse edheApple iPhone 5s, Apple iPad Air dhe Apple iPad mini me ekranin Retina.

Shefi ekzekutiv i Apple zbulon krijimin e ri iRing

by Admin  |  in Info at  3/20/2014
Nuk është e zakonshme që të intervistosh shefin ekzekutiv tëApple, por në 30 vjetorin ekompjuterit Mac, Tim Cook dha një intervistë për ABC News. Është e rrallë të hysh në brendësi të një kompanie kaq të mistershme. Cook, së bashku me Craig Federighi dhe Bud Tribble, shefat e tjerë ekzekutivtë Apple, diskutuan për faktin se projektet e tyre mbeten sekret, deri në momentin që dalin në treg, raporton krokodili.

Cook tha në intervistë se në kompani ka dhoma të mbyllura, ku produktet janë të mbuluara dhe shefat nuk mund t`i tregojnë as familjeve çfarë po punojnë. Është diskutuar edhe për kompanitë e prodhimit që ndodhen në SHBA, si për shembull,në Austin, Teksas ndodhet kompania e prodhimit tëkompjuterit MacPro dhe në Arizona ndodhet firma që prodhon xhamin e ekranit tëkompjuterit. Kur është pyetur nëse ekrani do të përdorej për një iPhone ose iWatch, Cook duke qeshur tha se nuk mund të përgjigjej. Ai shtoi se Apple po krijon një unazë.

Cook tha se programi i spiunimit, që bëri bujë në vitin 2013 nuk ka lidhje me këtë.Apple nuk do t`i japë mundësi qeverisë të futet në rrjete të tjera në mënyrë të paligjshme, dhe i bëri thirrje qeverisë që të jetë më shumë transparente.

Dita e zakonshme e shefit ekzekutiv është pak a shumë kjo: Zgjohet në 4:35 të mëngjesit dhe i përgjigjet 800 mesazheve elektonike nga klientët.

Reklamat e Facebook-ut do të jenë të pashmangshme

by Admin  |  in Security at  3/20/2014

Në qoftë se jeni një zhvillues aplikacionesh mobile që po kërkoni një mënyrë të qëndrueshme dhe të pranueshme për të monetarizuar punën tuaj, atëherë Facebook mund të ketë një zgjidhje për ju.

Kompania ka njoftuar së fundmi se është duke testuar një rrjet të ri reklamash mobile të cilat do tëshfaqen tek aplikacionet që ofrohen pa pagesë, gjë që mund të rezultojë me shumë përfitime për reklamuesit dhe publikuesit njëkohësisht.

Aktualisht kompania po teston shfaqjen e reklamave të Facebook-ut nëaplikacionet mobile të palës së tretë.

Në qoftë se testimi rezulton i suksesshëm dhe merret vendimi i implementimit të këtij rrjeti, kjo do të thotë se ato reklama që shfaqen në furnizuesin e lajmeve në Facebook, do të shfaqen së shpejti sa herë të hapni një aplikacion në smartfonin tuaj.

Programi ka për qëllim të ndihmojë zhvilluesit të monetarizojnë aplikacionet më shpejt, pasi në përgjithësi aplikacionet pa pagesë pavarësisht se mund të jenë shumë popullore, jo gjithnjë ofrojnë kthim ndaj investimit të zhvilluesit.

Në këtë mënyrë do të mundësohet gjithashtu edhe shfaqja e reklamave relevante tek pajisjet mobile.

Fushatë kibernetiko-kriminale ndaj PC Linux

by Admin  |  in Info at  3/20/2014
16macbookair-620x433-609x340.jpg (609×340)Një fushatë e shtrirë gjerësisht është ndërmarrë kundër kompjuterave që punojnë me sistemin operativ Linux. Ky krim kibernetik u zbulua nga kërkuesit e Eset Nod32, kompania e specializuar për sigurinë informatike. Këta të fundit e pagëzuan me emrin Windigo, (një krijesë e frikshme e mitologjisë e përdorur nga të paraardhësit amerikane) operacionin e piratëve të internetit. Kërkuesit informatikë vunë re se sulmoheshin cdo ditë të paktën 500 mijë kompjutera me sistemin Linux. Windigo mori jetë 3 vitet e fundit, duke vijuar punën, pothuajse e pakapshme për syrin e komunitetit ndërkombëtar të ekspertëve të këtij sektori, dhe aktualisht ka marrë kontrollin e rreth 10 mijë serverave thuhet në një njoftim të kompanisë Eset Nod32.

2/26/14

“Outernet”, lidhja e re pa pengesa me internetin

by ADM  |  in Security at  2/26/2014
Kjo lidhje vjen nga hapësira dhe lejon aksesin falas, nga çfarëdo zone e planetit.Interneti nuk do të jetë më i vetëm në këtë botë.

Shumë shpejt do të prezantohet edhe Outernet, lidhja që vjen nga hapësira dhe që lejon aksesin falas, nga çfarëdo zone e planetit. Në qershor pritet të nisin testet e para, në pritje që NASA të japë përgjigje pohuese për prova të tjera në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
I themeluar nga drejtori i “Media Development Investment Fund”, Syed Karim, “Outernet” duket se do të përdorë një rrjet satelitësh të vegjël për të transmetuar të dhënat e seleksionuara të internetit (audio, video, tekste, aplikacione), për çfardo dispozitivi Wi-Fi, përfshi edhe ‘smartphone”-t në çfarëdo pjese të botës qoftë, fare pa kosto. Asnjë kanal tjetër informativ s’mund të lejojë një varietet të tillë përmbajtjesh, apo transmetimesh në shkallë botërore.
Pra nuk do të ketë as tarifa, as kontrata me kompani telefonike. Planet e kushtueshme të operatorëve të telekomunikaioneve nuk do të jenë më një pengesë për akses në internet. Edhe nëse gjendesh në New York, apo në mesin e shkretëtirës, do të jetë e mundshme të lundrohet në internet, duke përdorur pikërisht “Outernet”.

Si funksionon aktivizimi i Windows

by ADM  |  in Mesime | Tutorial at  2/26/2014
Pas debatit në artikullin e mëposhtëm "Shpërblim në para për këdo që denoncon software pirate" vendosëm të flasim rreth aktivizimit të Windows dhe çfarë pasojash sjell mos aktivizimi i tij.
Aktivizimi i Windows, i prezantuar tek Windows Xp, kërkohet nga Microsoft kur instaloni Windows-in. Kjo është një karakteristikë kundër piraterisë, e cila është krijuar për t'iu mërzitur nëse nuk keni një kopje të vërtetë të Windows.
Fatmirësisht, aktivizimi i Windows është zbutur disi pas prezantimit të Windows XP. Edhe nëse kompjuteri juaj dështon në aktivizim, vazhdon të funksionojë deri sa ju ta rregulloni problemin.

Si funksionon aktivizimi i Windows
Windows do ju kërkoje ta aktivizoni pasi ta instaloni. Kur e aktivizoni me anë të Internetit, kopja juaj e Windowsit raporton serialin e tij tek Microsoft. Nëse seriali i Windowsit tuaj nuk është i vërtetë (me fjalë të tjera, është një serial pirat) apo është përdorur nga një kompjuter tjetër, proçesi i aktivizimit do dështojë.
Windows mund të aktivizohet edhe me anë të telefonit. Microsoft ju siguron një kod të cilin do duhet ta shtypni në telefon dhe të fusni kodin tjetër më pas, i cili korespondon me kompjuterin tuaj. Gjithashtu mund të flisni edhe me persona të vërtetë nqs proçesi i aktivizimit vazhdon të dështoj. Për shembull, nëse po kaloni nga një kompjuter tek një tjetër, do ju duhet të flisni me persona real dhe ti shpjegoni situatën para se t'iu lejojnë ta aktivizoni.

Ndryshime "domethënëse" në harduer mund edhe të tërheqin mbrapsht proçesin e aktivizimit përsëri. Për shembull, nëse hiqni disa komponent nga kompjuteri juaj në të njëjtën kohë, do ju duhet të rifilloni edhe njëherë nga e para proçesin e aktivizimit. Microsoft akoma nuk e ka shpjeguar se cili ndryshim harduerik në fakt shkakton tërheqjen mbrapsht të aktivizimit.

Aktivizimi OEM
Karakteristika e aktivizmit OEM ndihmon që shumë njerëz mos të kenë asnjëherë probleme me aktivizmin e Windows. Prodhuesit e PC-ve fusin një serial digital në Bios-in e kompjuterit gjatë prodhimit të tyre. Kur bleni një pc me Windows të preinstaluar, Windows automatikisht aktivizohet me anë të internetit duke përdorur serialin OEM (original equipment manufacturer). Mund të zëvendësoni disa komponent njëkohësisht dhe të mos keni problem me kthimin mbrapsht të aktivizimit.

Nëse intaloni një kopje tjetër të Windows në PC, do ju duhet të kryeni proçesin aktivizmit nga e para. Proçesi i aktivizimit OEM funksionon kur përdorni kopjen e Windowsit me të cilin ka ardhur kompjuteri juaj.

Kur aktivizimi i Windows dështon
Gjëra të ndryshme ndodhin në versione të ndryshme të Windows kur aktivizimi dështon apo kur plotësoni kohën e limituar pa e Aktivizuar Windowsin. Në Windows Xp, sistemi i operimit do jetë i pa përdorshëm pas 30 ditësh. Në disa raste, Windows Xp të jep një periudhë kohe prej 60 ditësh.
Nëse aktivizmi dështon apo ju kaloni limitin kohor pa e aktivizuar, në Windows 7 ose Vista, do shihni një mesazh ku ju thotë që ju po përdorni një version "non-genuine" të Windows, djathtas në fund fare të ekranit. Backround-i i desktopit mund edhe t'iu bëhet zi. Vetëm disa përditësime të rëndësishme do mund të shkarkohen me anë të Windows Update, dhe windows do vazhdoj t'iu kujtoj që ju të rregulloni problemin dhe të aktivizoni sistemin. Fatmirësisht, Windows do të vazhdojë të jetë i përdorshëm.
Nuk ka ndonjë limit kohor në Windows 8. Nëse nuk keni kryer aktivizimin do shihni një mesazh, versionin e Windows, djathtas në fund fare të ekranit. Shume personalizime do jenë të bllokuara - për shembull, nuk mund të ndryshoni wallpaperin nëse nuk keni aktivizuar akoma Windows 8.

Arsyeja e vërtetë pse Facebook bleu WhatsApp?

by ADM  |  in Security at  2/26/2014
Në më pak se një muaj Facebook ka shkuar nga faqja më e klikuar e rrjeteve sociale, në kompaninë më të fuqishme të mesazheve. Nëse marrëveshja shkon siç duhet, Facebook do të numërojë edhe 450 milionë njerëz si përdoruesit e saj. Marrëveshja nuk është bërë për të blerë përdoruesit, secilin me 40 dollarë (çuditërisht me të njëjtin çmimi që bleu Google përdoruesit e YouTube në vitin 2006), por që Facebook të rrisë hapësirat e tij për reklama.
Me 450 milionë numra telefoni, kur vjen fjala për të bërë marrëveshje me kompaninë Internet.org, Facebook-ut do t’i dëgjohet zëri. Kompania Internet.org do që 2/3 e botës që nuk përdor akoma internet, të fillojë ta përdorë. Nëse kompania Facebook mund të shikojë kush i dërgon mesazhet, ku ndodhen dhe kujt operatori telefonik i përkasin, atëherë do të jetë më e thjeshtë të shkosh tek ai operator dhe të fillosh të bësh marrëveshje që interneti të përdoret më shumë.
Qëllimi mund të jetë që kompania Facebook t’i shtyjë njerëzit të provojnë aplikacionin WhatsApp, Instagram-in dhe Facebook-un falas, dhe në të njëjtën kohë të lidhë kontrata me operatorët, në mënyrë që klienti të mos paguajë asgjë.
Facebook-u e ka kuptuar se disa vende nuk e përdorin programin e tij, sepse njerëzit janë të shqetësuar për çmimin që do të paguajnë. Gjithashtu kompania po mendon të gjejë mënyra sesi njerëzit që paguajnë shumë të përdorin shërbimin e tyre me çmime më të ulëta.

2/23/14

Bllokohet Whatsapp pas blerjes nga Facebook

by ADM  |  in Security at  2/23/2014
Aplikacioni Whatsapp u bllokua për të paktën 210 minuta të shtunën në mbrëmje, për shkak të një problemi në server. Pas ankesave përdoruesve anembanë botës, kompania konfirmoi se shërbimi Whatsapp po përballet me disa probleme,dhe se punonjësit e saj janë duke punuar për ta sistemuar cështjen. Problemet për shërbimin Whatsapp vijnë vetëm pak ditë nga blerja e tij me një shumë rekord prej 19 miliardë USD prej rrjetit social Facebook
.

Waze për Windows Phone 8 premton që nuk do të shpenzojë aq shumë bateri

by ADM  |  in Security at  2/23/2014
Dashamirësit e Windows Phone 8 përjetuan me siguri një ndjenjë të këndshme kur aplikacioni për GPS social Waze arriti në treg, pasi e kishte blerë Google.

Kjo është arsyeja pse është “turp” që ka shkaktuar aq shumë probleme me jetëgjatësinë e baterisë për disa përdorues. Pas disa muajve të paraqitjes së ankesave nga persona të shqetësuar nëpër forume të ndryshme, shërbimi përfundimisht ka zbuluar një version të ri që premton jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë, me arnime të zakonshme të vrimave.

Fatkeqësisht, aplikacioni për WP8 ende nuk është në gjendjen sikur vëllai i tij për iOS dhe Android, me mungesë të Facebook-ut dhe integrimit të kalendarit, përveç të tjerash. Nëse jeni të kënaqur me atë që e kryen aplikacion dhe do të mund të ju hynte në punë përmirësimi i tillë i jetëgjatësisë së baterisë, atëherë mund të shkoni në tregun e Windows Phone, që ta merrni atë.

6 në 10 aplikacione Android përbëjnë probleme sigurie

by ADM  |  in Security at  2/23/2014
Prej kohësh, analistët e sigurisë kanë vënë alarmin lidhur me rritjen e “mobile malware”. Sipas një raporti të fundit nga Webroot, Android vazhdon të pozicionohet keq në listën e sistemeve operative me më pak targetime nga malware-ët.

Skuadra e kërkimeve në Webroot ka analizuar rreth 6 milionë aplikacione mobilë brenda një harku kohor dy vjeçar (2011 – 2013) për të formuluar një raport që është publikuar së fundmi ( Webroot Mobile Threat Report). Gjithashtu, janë vlerësuar të dhëna nga 125 000 klientë të cilët kanë aktivizuar shërbimin Webroot Lost Device Protection (LDP).

Webroot ka arritur në përfundimin se Android nge më tepër çështje sigurie krahasuar me iOS. Webroot ka identifikuar 384 % rritje në kërcënimet për Android gjatë vitit 2012, ndërkohë që mbi 40 % e aplikacioneve Android të analizuara gjatë studimit janë klasifikuar si dashakeqëse, të dyshimta apo të padëshiruara.

Nga ana tjetër, mbi 90 % e aplikacioneve iOS që vlerësoi kompania u klasifikuan si të parrezikshme, ndërkohë që 7 % si të besueshme. Vetëm 1 % u identifikuan si risqe mesatare. Të gjitha këto rezultate lidhen ngushtë me proçesin e dërgimit dhe aprovimit të aplikacioneve nëpër dy dyqanet zyrtare të dy sistemeve mobile më të përhapura në botë. Për të qenë edhe më të saktë, Android kishte dyfish aplikacione të kategorizuara si të besueshme (14 % kundrejt 7 % në iOS).

Webroot ka vlerësuar gjithashtu edhe se cilat aplikacione janë më të rrezikshme. Në Android bëhet fjalë për lojërat ku vlerësimi bëhet me monedha apo ato me aksion. Më pas renditen ato të komunikimit dhe të tretat argëtimi.

2/19/14

Nokia do të prezantojë “Android smartphone” në 24 shkurt

by ADM  |  in Info at  2/19/2014
telefon-200x150.jpg (200×150)
Pavarësisht se Nokia është një kompani e Microsoft, do të nxjerrë në treg në fund të shkurtit, një aparat me sistem Android. Nokia po përgatitet të prezantojë smartphone-in e saj , një version i  Google Android, në kongresin botëror të teknologjisë që do të mbahet në Barcelonë.
Në fillim ky lajm ishte përfolur se ishte në planet e Nokias, por tani kompania telefonike e ka bërë fakt të kryer. Pas viteve të tëra pune për zhvillimin e sistemit Ëindoës Phone OS, shitjet e Nokias pësuan rënie, duke bërë që të hedhin sytë diku tjetër për të rritur gamën e produkteve të ofruara për klientët e saj.
Me këtë lëvizje vërehet se Nokia nuk do që të rrezikojë të humbë financimin prej 250 mln  dollarësh që platforma mbështetetëse e Microsoft ia akordon cdo tre muaj.

Sms me gabime? Apple bën korrigjimin automatik

by ADM  |  in Info at  2/19/2014
apple-200x150.jpg (200×150)Në pak sekonda pasi është dërguar një mesazh nga aparati juaj i Apple, ju do të keni mundësi ta korrigjoni. Apple ka depozituar një program të posacëm për të mundësuar përmirësimin e korrigjimit automatik të mesazheve.
Mekanizmi në fjalë që është shumë i sofistikuar se një korrigjim i thjeshtë i shkronjave, bën të mundur edhe ndryshimin e vendit të fjalëve që shpesh ngatërrohen, ose që janë pak të përdorura.
Sistemi i Apple mundëson edhe ndryshimin e kryefjalës së fjalisë së një mesazhi të dërguar, dhe ia bën të qartë dërguesit gabimin dhe sigurisht bën edhe korrigjimit para se të mbërrijë në desinacion.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.