Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/29/14

Google tani konsiderohet marka me e vlefshme ne bote!

by Anonymous  |  in Security at  5/29/2014
Google tani është marka më e vlefshme në botë. Sipas agjencisë globale për hulumtime të tregut Millward Brown, vlera e markës Google është rritur me 40 për qind vetëm brenda një viti të vetëm, duke arritur në 158.84 miliardë dollarë, në dallim me kompaninë rivale Apple, vlera e së cilës është 148 miliardë dollarë, dhe e cila pa një rënie prej 20 për qind, për periudhën e njëjtë kohore.

Google është ngjitur në maje të listës në mënyrë të qëndrueshme, pas parakalimit të IBM, e cila kishte vendin e dytë gjatë të vitit të kaluar.

eBay, rrjedhin të dhënat e 145 milionë përdoruesve

by Anonymous  |  in Info at  5/29/2014
eBay fillimisht mendoi se të dhënat e përdoruesve të saj ishin të sigurta pas brishtësisë të sigurisë nga e cila ranë viktimë kohëve të fundit.
Mirëpo siç rezultoi, ky nuk ishte rasti me sigurinë e eBay, pasi Reuters vuri në dukje në një nga raportet e saj të fundit, dhe eBay tani e ka konfirmuar se të dhënat personale që i përkasin 145 milionë përdoruesve të saj janë afektuar nga një sulm, duke e bërë atë një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të gjitha kohërave.

Me fjalë të tjera, nëse jeni përdorues i eBay, ju duhet ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj menjëherë, në qoftë se nuk e keni bërë tashmë.

"Për një periudhë shumë të gjatë kohore, ne nuk besonim se ka pasur ndonjë të dhënë të konsumatorëve të eBay e cila është afektuar" tha shefi i tregut global Devin Wenig për Reuters.

“Pasi mësuam se të dhënat janë “prekur” nga sulmi, eBay ka lëvizur shpejt për ta kuptuar sulmin ndaj të dhënave personale të përdoruesve” ka thënë Wenig.

Wenig tha se "miliona" përdorues të eBay tashmë i kanë ndryshuar fjalëkalimet e tyre, edhe pse ai nuk arriti të japë hollësi. Ekzekutivi i eBay gjithashtu tha se kompania është duke marrë masa për të mbrojtur rrjetin e saj në mënyrë që të sigurohet që një shkelje e ngjashme të mos ndodhë më në të ardhmen.

Zyrtare: Apple e blen Beats Music për 3 miliardë dollarë

by Anonymous  |  at  5/29/2014
Apple e ka zyrtarizuar. Dr.Dre dhe kompania e tij, Beats Electronics do të jetë e Apple, dhe kjo blerje kompanisë amerikane do t’i kushtojë hiç më pak se 3 miliardë dollar.
Sipas Financial Times, themeluesit e Betas Electronics, Jimmy Iovine dhe Dr. Dre (Andre Young) do të jenë pjesë e menaxhmentit të Apple, në njësinë e softuerit të internetit dhe shërbimeve.

Raportet e mëhershme sugjeronin se Apple e ka blerë Beats Music si përpjekje të shtuar për ta mbajtur gjallë popullaritetin e iTunes, përdoruesit e të cilit kanë qenë në rënie kohëve të fundit.

Në të ardhmen e afërt, Apple pritet që ti integrojë dëgjueset e veshëve dhe dëgjueset për kompjuterë nga Beats Music në pajisjet e saj si iPhone, iPod dhe linjën e laptopëve MacBook dhe Air dhe kompjuterëve iMac.

Për ta festuar bashkimin me Apple, Beats Music tashmë e ka përditësuar aplikacionin e saj për iOS, duke e liruar edhe çmimin në 100 dollarë (një zbritje prej 20 dollarëve). Tim Cook, e ka konfirmuar se shërbimi i muzikës me Beats Music do të ofrohet edhe në platformat rivale, si Android dhe Windows Phone

Google ndryshon logon, pa bërë zhurmë

by Anonymous  |  in Security at  5/29/2014
Pa shumë zhurmë dhe publicitet, marka më e vlefshme në SHBA, dhe gjiganti amerikan Google e ka ndryshuar logon e kompanisë. Kjo është hera e tretë që Google e ndryshon logon e saj brenda 10 viteve, shkruan The Guardian.
Mirëpo, ndryshimi mes versionit të ri dhe atij të mëparshëm është i vështirë për tu vërejtur, pasi që versioni i ri dhe i freskuar i logos ka ndryshuar për vetëm 2 piksel.

Motori më i madh i kërkimit në botë e ka zhvendosur shkronjën “g” në anën e djathtë për një piksel, dhe shkronjën “I” më poshtë djathas për një piksel tjetër.

Edhe pse Google nuk i ka komentuar ndryshimet e bëra në logo, dizajnerët dhe blogerët e shumtë e kanë pëlqyer ndryshimin e bërë nga marka më e vlefshme amerikane, dhe komentet e para kanë qenë tejet positive për shërbimin e miliarda njerëzve, të cilët bëjnë shumë kërkime në baza ditore në internet.

Samsung freskon Galaxy S5, zbulohet modeli Galaxy S5 Active

by Anonymous  |  in Info at  5/29/2014
Modeli i ardhshëm i Samsung Galaxy S5 ka rrjedhur nga llogaria e famshme e Twitter @evleaks, edhe pse nuk është e qartë se kur ky variant i ri dhe “i fortë” i Galaxy S5 do të jetë në dispozicion në dyqane.
Samsung Galaxy S5 Active është parë në versionin me mbështjellësin e metaltë dhe atë standard, ndërsa pjesa tjetër e dizajnit të variantit S5 Active duket shumë i ngjashëm me modelin origjinal Galaxy S5, edhe pse ende nuk dihet nëse sensori me gjurmë të gishtërinjëve do të jetë në versionin Active.

Megjithatë, Samsung e ka konfirmuar se do ta përfshijë sensorin me gjurmë gishtash në pajisjet e saj të ardhshme të cilat do ti sjell këtë vit, ndërsa ndër modelet e para të tabletëve me këtë funksion do të jetë Galaxy Tab S.

Ndërkohë që sensori për matjen e të rrahurave të zemrës që është në versionin original të Galaxy S5 mund të shihet edhe në Galaxy S5 Active.

Përveç Galaxy S5 Active, Samsung pritet të zbulojë edhe modelin Galaxy S5 Prime i cili do të shfaqet me ekranin me 2K, dhe synon të konkurrojë me modelin e fundit të rivalit të saj, LG, përkatësisht modelin LG G3.

Ende nuk është e qartë se kur këto modele të linjës së pajisjeve Galaxy do të zbulohen, por dihet se Samsung e ka planifikuar një ngjarje mediale në New York gjatë muajit qershor.

4/20/14

Keshilla nga “The Guardian” per perdoruesit te Windows XP

by Admin  |  in Security at  4/20/2014

Shumë përdorues të Windows XP po hasin vështirësi tashmë që Microsoft i ka dhënë fund suportit për këtë sistem, por pavarësisht kësaj një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dëshirë të instalojnë një sistem të ri.

Për këtë arsye, gazeta britanike The Guardian ka menduar të ofrojë një guidë të dobishme për të siguruar një kompjuter me sistem Windows XP në kushtet aktuale. Sigurisht, në këtë rast është e këshillueshme që kompjuterët XP të mos kenë akses ndaj internetit, por kjo nuk është e mundur duke qenë se çdo përdorues e ka të nevojshme që për një kohë të caktuar të qëndrojë online. Për këtë arsye The Guardianështë fokusuar tek disa zgjidhje të tjera.

Një sugjerim i dobishëm për ata persona që qëndrojnë shpesh online është përdorimi i kompjuterit nëpërmjet një llogarie tjetër që nuk ka të drejta administratori. Kjo do të thotë se ju nuk mund të bëni gjithçka që mundeni kur e aksesoni si administrator, por kjo masë do të limitojë dëmin që mund të shkaktojnë hakerët në kompjuterin tuaj. Një prej arsyeve kryesore do të ishte pamundësia për të instaluar softuerë të reja duke qenë se jeni përdorues me të drejta të kufizuara.
Një rekomandim tjetër i The Guardian është navigimi nëpërmjet shfletuesve Firefox ose Chrome dhe jo nëpërmjet versioneve të vjetra dhe jo të sigurta të Internet Explorer të cilët përputhen me sistemin XP. Është gjithashtu e këshillueshme që në shfletuesin tuaj të instaloni shtojcën HTTPS Everywhere në mënyrë që të siguroheni se çdo informacion që dërgoni në uebfaqe të ndryshme të jetë i kriptuar.
Së fundmi, The Guardian rekomandon shmangien e uebfaqeve të dyshimta dhe sidomos të atyre që ofrojnëmuzikë apo filma piratë. Në qoftë se ndiqni me përpikmëri këshillat e mësipërme atëherë është e mundur që të vazhdoni të punoni me kompjuterin tuaj XP, në të kundërt do të ishte më mirë të përditësoni sistemin tuaj operativ.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.