Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/14/12

Galaxy S3 pushton 28 vende te botes.

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/14/2012
Modeli i ri i Samsung për telefonat e mençur Galaxy S3 prej dy ditësh është bërë i disponueshëm në 28 vende të botës, përfshirë tregjet evropiane si Gjermania dhe Britania e Madhe. Galaxy S3 është një telefon Android me një prekje 4.8 inç një kamer prej 8 megapiksel dhe një kamera ballore prej 1.9 megapiksel.
Ai gjithashtu ka sjellë disa risi siç janë gjurmët e lëvizjes së syve duke parandaluar që ekrani të errësohet kur jeni duke parë në drejtim të pajisjes. Samsung Galaxy S III nuk është në dispozicion në SHBA por mediat teknologjike thonë se kjo është vetëm çështje javësh. Deri në Korrik pajisja duhet të jetë në dispozicion në 145 vende të botës dhe në 296 shpërndarës, modeli shihet si një konkurent i fuqishëm i iPhone të kompanisë Apple.

PlayStation Mobile arrin në telefonat HTC

by Anonymous  |  in Security at  6/14/2012
HTC është bërë prodhuesi i parë i certifikuar për telefonat mobilë kompatibilë me PlayStation. Në konferencën për gazetarë të Sony në panairin E3, kjo kompani ka publikuar këtë informatë, duke theksuar që PlayStation Suite i deritashëm në të ardhmen do të njihet si PlayStation Mobile. Kjo platformë, siç mund të shihet qartë nga shembulli i HTC-së, në të ardhmen do të jetë e hapur edhe për prodhuesit tjerë të telefonave Android, që do të thotë që titujt PlayStation do të jenë në disponim edhe në telefonat e ardhshëm HTC, por sipas gjasave edhe me gjerë, që sigurisht është mirë për adhuruesit e platformës për luajtje të Sonyt.
Tani për tani akoma nuk është paralajmëruar asnjë telefon HTC me përkrahje për PSM.

Intel paketon Core i5 në një PC 4 inç

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/14/2012
Intel paketon Core i5 në një PC 4 inç që përmban një proçesor Intel Core i3 Ivy Bridge në një shasi kompjuteri 4×4. Ndërtuesit e çipave e kanë quajtur këtë mini-kompjuter të ri NUC (Next Unit of Computing) ose Njësia Informatike e radhës. Sipas raportimit teknologjik, Intel pret të shohë në treg këta PC të vegjël, në 4 muajt e fundit të këtij viti me një çmim rreth 400$.
Kur ky kompjuter i ri, me paketim sa një libër, do të dalë në treg, do përfshijë në të proçesorët Core i3 2.7GHz. Përdoruesit nuk do mund të përdorin USB 3.0, por do të përdorin të paktën 3 porta USB-je, në një motherboard (njësi qëndrore) të vogël. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë një

Alarmi, Google dhe Apple plan për të “përgjuar” njerëzit

by Anonymous  |  in Cel | Info at  6/14/2012
Teknologjia është një ndihmë e madhe për njerëzimin, por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Pas hartave satelitoreve që tregojnë vendndodhjen duke pasur vetëm një telefon celular në dorë dhe shumë shpikjeve të tjera të telefonisë celulare, dy kompanitë, Google dhe Apple janë drejt realizimit të një projekti të ri. Bëhet fjalë për vendosjen e satelitëve në shërbim të kompanive, me anë të të cilave mund të shihet një objekt në toktë deri në masën 10 centimetra. Synohet që të përmirësohen imazhet e shërbimit Google Map, duke futur në celularë tekologjinë 3D dhe duke sjellë nga terreni të gjitha detajet në aparatet celularë.
Për shkencëtarët kjo është një arritje dhe do të shtonte aplikacionet e mjaft telefonave. Por për shumë të tjerë duket si një projekt ogurzi, pasi përdorimi i pajisjeve mund të jetë një përgjues efikas për shumë njerëz.
Fillimisht projekti do të nis me avionë special, për të bërë fotografimin e zonave. Në fakt janë të njëjtët avionë spiunë që përdoren nga ushtria amerikane për fotografimin nga ajri të zonave të rrezikshme. Fotot e marra më pas vendosen në

6/13/12

Ja lista me 10 domain-et më të shtrenjtë në botë

by Anonymous  |  in Security at  6/13/2012
This summary is not available. Please click here to view the post.

Microsoft lanson rrjetin e vet social

by Anonymous  |  in Security at  6/13/2012

Në mënyrë shumë diskrete, Microsoft ka lansuar rrjetin e vet social, faqen So.cl, e cila tani është në dispozicion në tërë botën.
So.cl përdor ndërfaqen programuese të motorit të kërkimit Bing, për të gjetur informacione të ndryshme, apo tematike, me kategori specifike, ndërsa më pas të njëjtat mund të komentohen, shkruan sot Clubic.com.
Lidhja në rrjetin social të Microsoft, i cili është zhvilluar nga Microsoft Research, bëhet duke bërë identifikimin përmes Facebook ose Windows Live.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.