Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Aplikacionet e webit me te shpejta ne Firefox 3.1

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Shumë nga ne shumicën e detyrave të përditshme online, siç janë leximi i e-mailave, shkrimin, shfletimin e RSS apo humbjen e kohës në Facebook, e bëjmë nëpërmes shfletuesit të uebit. Mu për këtë është shumë e rëndësishme që aplikacionet komplekse të uebit të kompletohen sa më shpejtë, e pikërisht këtë do ta mundësoj versioni i radhës i shfletuesit Firefox 3.1.Aplikacionet si Gmail e Facebook do të punojnë dukshëm më shpejtë falë teknologjisë së quajtur TraceMonkey, e cila përshpejton punën e programeve të shkruara në gjuhën programuese JavaScript.
Ndryshimi në shpejtësi do të duhej të ishte dramatik, derisa disa teste preliminare të cilat i kanë paraqitur në Mozilla shfaqin përshpejtime prej 20.8 deri në 37.5 herë më të mëdha për dallim nga Firefox 3.0.
Firefox 3.1 do të duhej të paraqitej diku kah fundi i vitit, e tani edhe kemi arsye që ta presim me padurim.

Laptopet me te fuqishem nga Lenovo

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Kompania Lenovo ka lëshuar në shitje dy laptopë për të cilët pohon se janë laptopët më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.
W500 fillon me çmimin 1.629 dollarë dhe ofron procesor të Intelit Core 2 Duo me takt punues 2.53 GHz, dhe ekran të diagonales 15’4 inçësh, 1 GB DDR3 të memories punuese, disk të fortë me kapacitet 100 GB dhe kartelën grafike të ATI, Mobility FireGL V5700 me 512MB memorie.
Vëllai i tij i madh W700 ka diagonale të ekranit prej 17 inçësh dhe qysh në fillim është pothuajse dy herë më i shtrenjtë – qëndron 2.978 dollarë. Procesori i integruar është ai nga Intel T9400, kartelë grafike NVIDIA Quadro FX2700, derisa kapaciteti i diskut të fortë është 160 GB. 2 GB të integruar DDR3 RAM ne na duket tepër pak për këtë çmim, mirëpo kush do, mund të shtoj edhe më shumë memorie të punës.
Ajo çfarë na pëlqen jashtëzakonisht është fakti se këta ThinkPad janë megjithatë pak më ndryshe (lexo: më të bukur) sesa dizajni standard i cili për këta laptopë nuk ka ndryshuar me vite të tëra.

Celulari i pare me projektor te integruar

by Anonymous  |  in Cel | Info at  5/19/2012

Ja, ndodhi edhe kjo: celulari i parë me projektor të integruar është paraqitur në treg. Dëm që vetëm bëhet fjalë për pajisjen që pakkush do ta blej në të vërtetë.Produkti i kompanisë kineze Epoq ka specifika bukur të dobëta: pos projektorit i cili në sipërfaqe të rrafshët mund të paraqes fotografi me diagonale prej 30 inçësh, në të gjendet edhe ekrani i ndjeshëm në prekje dhe dalja video. Mirëpo, kamera e integruar ka rezolucion prej gjithsejtë 1.3 megapiksela, derisa prej lidhjeve për bartje të dhënave në të gjendet vetëm GPRS.
Megjithatë, ajo që shumicën do t’i zmbraps nga blerja, pos faktit që pajisja mund të blihet vetëm në Kinë, është edhe se Epoq EGP-PP01 është kopje e pastër e iPhone, me pamje pothuajse identike.
Pa marrë parasysh këtë, është mirë të shohim se është e mundur të kemi projektor të vërtetë në një pajisje aq të vogël siç është celulari. Ndoshta edhe kjo do të bëhet pjesë e pajisjeve standarde të celularëve të cilët tanimë janë përplot me gjëra tjera.

Virusi infekton kompjuterat ne hapesire

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Kur virusi e infekton kompjuterin e dikujt, nuk është edhe ndonjë lajm. Mirëpo kur kjo ndodhë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor i cili sillet rreth botës, atëherë kjo është dukshëm më e pakëndshme.Krimbi i cili ka hyrë në laptopët e astronautëve të shkretë quhet W32.Gammima.AG dhe për qëllim ka të vjedh fjalëkalimin e kompjuterit të infektuar. Siç pohojnë në NASA, janë infektuar disa laptopë, mirëpo asnjëri prej tyre nuk përdoret për operacione kritike në hapësirë, por bëhet fjalë për pajisjet në të cilat kryesisht lexohen e-mailat.
Megjithatë, vet mendimi se astronautët në hapësirë do të mund të kishin probleme për shkak të viruseve të kompjuterit është shumë i pakëndshëm dhe bie nën domenin e fantastikës shkencore nga të nëntëdhjetat e hershme, për të cilën kemi menduar që kurrë nuk do të bëhet e vërtetë.
NASA, dorën në zemër, po bëhet e mençur, duke mos pranuar në asnjë mënyrë se laptopët të cilët përdoren për gjëra të rëndësishme nuk mund të infektohen me virus. E pyetur nëse ata laptopë si dhe laptopët e infektuar në të njëjtin rrjet, zëdhënësja e NASA-s Kelly Humphries është përgjigjur me mençuri: Edhe po ta dija, nuk do të mund të ju tregoja për shkak të shkaqeve të sigurisë.

Lenovo IdeaPad U8: Celular, Internet & TV

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Ashtu siç pritej, pajisja Lenovo IdeaPad U8 është lansuar gjatë Lojërave Olimpike në Pekin dhe përfundimisht janë paraqitur edhe performansat e saj zyrtare.Kjo pajisje MID (Mobile Internet Device) është e dedikuar vetëm për tregun aziatik, derisa është e pajisur me procesorin më të ri mobil Atom i cili funksionon në 800 MHz dhe ka memorie punuese prej një apo dy GB dhe diskun e memories prej 6 GB.
Ekrani me madhësi prej 4.8 inçësh, natyrisht, i ndjeshëm në prekje, menaxhohet me stylus (apo me thonj të gjatë), posedon dy kamera dhe qasje USB për lidhje të komponentëve shtesë - siç mund të jetë TV tunner.
Teknologjia wireless (pa tela) e punuar në pajisje përbëhet nga GPS, EDGE, Bluetooth, Wi-Fi derisa mbështetja për WiMAX e 3G ende mbetet fshehtësi.
Lenovo fillon me shitjen e IdeaPad U8 në fillim të muajit tetor me çmim tani për tani të panjohur, por i cili nuk do të duhej të kishte shumë dallim nga një smartphone mesatar në tregun lindor.

Te telefonosh nepermjet internetit

by Anonymous  |  in Cel | Info at  5/19/2012

Telefonat VoIP, qoftë si butëmjet (software) apo si fortëmjet (hardware) janë me bollëk dhe shtohen përditë. Një nga standardet më të përdorur është standardi SIP (Session Initiation Protocol). Por ka një ofrues që përdor protokollin e vet të përçimit, më saktë Peer to Peer - ky është Skype. Shpikësit e rrjetit filleshkëmbyes (filesharing) Kazaa kanë shfrytëzuar dituritë e tyre mbi shkëmbimin e të dhënave, për të përçuar të folurën. Prej këtej ka dalur butëmjeti i pashok Skype. Një butëmjet falas, që nuk është vetëm tepër i lehtë për t’u instaluar dhe përdorur por ai dallohet edhe për cilësi më të mirë të përçimit të të folurës.
Tipar (feature) tjetër i këtij butëmjeti: Skype biron përmes pothuajse çdo rrjeti. Probleme me të cilat u duhet të luftojnë paketat e butëmjeteve të zakonshëm VoIP, d.m.th. udhërrëfyesit e rrjetit (router) dhe muret kundër djegies (firewalls), nuk e ndalin Skype. Duke marrë si kusht pasjen e një lidhjeje interneti me bandë të gjërë, njeriu mund të kryejë bisedime me dikë tjetër (buddy) që përdor po këtë program me një cilësi të tillë saqë duket sikur tjetri që flet është ulur m’u pranë teje.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.