Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/1/12

Facebook me celular të vet

by Anonymous  |  in Cel | Info at  6/01/2012
Sipas një raporti të ‘The New York Times’, thuhet seFacebook është në përpjekje që gjatë vitit 2013 të krijoj smartfonin e vet të parë.

Projekti i koduar me shifrën 'Buffy', ka një numër të caktuar anëtarësh, duke përfshirë shtatë ish inxhinierë të Apple, të specializuar në softuer dhe harduer. Këta shtatë inxinierë kanë punuar në Apple, njëri nga këta inxhinierë ka punuar në iPhone kurse një nga ta në iPad.Facebook punëson ish inxhinier të Apple.


Aplikacionet që i duhen telefonit me Android

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/01/2012
Fuqia e një telefoni apo tabletiAndroid është e barabartë me atë të një kompjuteri, apo edhe laptopi. Ja gjashtë aplikacionet që ju mundësojnë të përdorni kompjuterin tuaj me më shumë funksionalitet, më shumë kënaqësi, dhe në fund të fundit të merrni rezultatet më të mira të mundshme nga pajisja juajAndroid, raporton PCWorld Albanian.

DoubleTwist
Nëse deri tani jeni ankuar se nuk keni një aplikacion të ngjashëm me atë të iTunes në iOS, tash nuk keni drejt të ankoheni. DoubleTwist është një aplikacion falas për desktop që gjen muzikën, fotot dhe videot e ruajtura në kompjuterin tuaj (madje edhe ato në librarinë ekzistuese të iTunes) dhe i organizon ato, duke ju mundësuar shfletim sipas koleksionit. Gjithashtu, mund të sinkronizoni skedarët multimedia në dhe nga pajisja juaj Android përmes USB.


Në të ardhmen, TV-të të tejdukshme

by Anonymous  |  at  6/01/2012
Teknologjia e quajtur TOLEDtashmë ekziston, por prodhimi i paneleve për pajisjet TV momentalisht nuk është i mundur. Televizori Loew ka ekranin TOLED. E ka dizajnuar Michael Friebe, ndërsa ka qenë në rrethin e ngushtë të garës së iF Concept Design.

“Si i pari i llojit të vet, TV aparati Loewe Invisio sjell risinë teknike, kombinon LCD-në konvencionale dhe teknologjinë më të re TOLED të ekranit. Kjo mundëson krijimin e lëvizjeve të jo të tejdukshme të fotografive me riprodhimin e begatshëm të ngjyrave dhe me kontrast të plotë nga e zeza e plotë deri tek e bardha, shkruan koha.


Monitori "syze"

by Anonymous  |  at  6/01/2012
Silicon Micro Display ST1080 janë lloj i syzeve të cilat ofrojnë shijimin e video përmbajtjeve 2D dhe 3D në rezolucion nativ 1080p. 

Përveç kësaj, kanë edhe transparencë prej 10 për qind, kështu që nuk jeni krejtësisht të “shkëputur” nga ambienti që ju rrethon, ndërsa me ndihmën e kësaj ofron edhe eksperimentim me aplikacionet për augmentet reality. 

Ka hyrje HDMIport microUSB për furnizim,si dhe stereo daljen 3.5mm për kufje. Peshon 180 gramë, ndërsa çmimi është 799 dollarë.

Kjo është një mënyrë e mirë që ta mbani monitorin HD në kokën tuaj, si të jënë syze.

Oppo Finder, smartfoni më i hollë

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/01/2012
Oppo Finder është i hollë vetëm 6.65mm, që është më i hollë për 0.03mm se Ascend PI nga Huawei, i cili rekordin e mbante që nga janari i këtij viti. Sa për ta bërë një krahasim, iPhone 4S i Apple është 9.3mm, Galaxy S2 i Samsung është 8.45mm kurse Droid RAZR i Motorolës 7.1mm, raporton pc world albania. 

Në këtë shtëpizë të vogël është futur harduer i respektuar – 1.5 Ghz procesor dy bërthamësh, 1GB RAM dhe 16GB për ruajtjen e të dhënave. Operon me sistemin operativ Android me versionin Ice Cream Sandwich, ka ekran prej 4.3 inçësh AMOLED dhe kamerë 8 megapikselëshe me mundësi të regjistrimit të videove 1080 pikselë. 

Shitja në tregun kinez do të filloj prej 6 qershorit, çmimi aktual për paraporosi është 600 dollarë. Modeli i tyre Finder së shpejti do të gjindet në treg sismartfoni më i hollë deri më tani.

5/22/12

Ngushellime

by Anonymous  |  at  5/22/2012
Ngushëllimet më  të  mëdha për familjet që humbën personat e tyre të dashur në tragjedinë e Himarës



Satfi:-  Pc Tools

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.