Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/17/12

Rekorde në Kinë, Apple shet mbi 2 miliona iPhone 5 në fundjavë

by Anonymous  |  in Cel | Info at  12/17/2012

iphone 5 kine Rekorde në Kinë, Apple shet mbi 2 miliona iPhone 5 në fundjavë
Të Premten, ashtu si në Shqipëri, Apple lëshoi në tregun Kinez një nga celularët më të mirë tani, iPhone 5. Edhe pse në fillim u përfol për një shitje të dobët atje, Apple sot ka njoftuar se shitjet në Kinë arritën më shumë se 2 milionë.
Shefi Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka shpjeguar se kompania e tij ka vendosur një rekord të ri për veten e saj në Kinë.
Përgjigjia e klientëve Kinezë kundrejt iPhone 5 ka qënë e mahnitshme, duke vendosur një rekord të ri me numrin e shitjeve më të mëdha në Kinë në funjavën e parë. Kina është një treg shumë i rëndësishëm për ne dhe konsumatorët atje mezi presin të marrin një produkt të Apple.
Fakti i vendosjes së rekordit i jep një shtyrje të madhe kompanisë Apple pasi javët e fundit është përfolur për një rënie në treg të Apple-s. Pajisjet Android kanë ‘ngrënë’ tregun e smarfonave, me pothuajse 90 përqind, por rekordet e iPhone 5 tregojnë se Apple po ‘blindon’ Kinën.
iPhone 5 ka ardhur në Kinë nëpërmjet China Unicom, por Apple është në bisedime edhe me China Mobile, kompaninë më të madhe në Kinë me më shumë se 700 miliona klientë.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.