Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/17/12

Gmail nuk do ta mbështes më Microsoft Exchange

by Anonymous  |  in Security at  12/17/2012

Google ka njoftuar se do të ndërpres mbështetjen e shërbimit të saj Google Sync në Gmail që nga 30 janari 2013. Më parë, Google Sync lejonte qasjen në Google Mail, Calendar dhe kontaktet e protokolit të Microsoft Exchange ActiveSync.
Ajo çfarë Google është duke bërë në fakt është ndërprerja e mbështetjes për shërbimin e emailave të Microsoft, Exchange, dhe nga data e dhënë nga kompania, ne nuk do të kemi më mundësi që të krijojmë llogarinë tonë përmes Google Sync.
Google Sync është dizajnuar që të lejojë qasje në Google Mail, Calendar dhe Contacts përmes protokolit Microsoft Exchange ActiveSync®.
Mirëpo, me ndryshimet e fundit në CardDAV, Google tani ofron mundësi për qasje në shërbimet e ngjashme përmes IMAP, CalDAV dhe CardDAV, thuhet në njoftimin e Google. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.