Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/10/12

1 në 4 kompjutera të shitur tre-mujorshin e kaluar ishte tabletë

by Anonymous  |  in Cel | Info at  11/10/2012

1 ne 4 tableta 1 në 4 kompjutera të shitur tre mujorshin e kaluar ishte tabletë
Të Hënën, firma e hulumtimeve IDC raportoi se rreth 27,8 miliona tableta ishin shitur në të gjithë botën në tre-mujorshin e tretë të 2012-s, me Apple në vendin e parë. Kjo shifër tregon se shitja e tabletave po arrin pothuajse 25 përqind të shitjeve të kompjuterave. Me rënien e shitjeve të kompjuterave, shitjet e tabletave u rritën me 49,5 përqind nga një vit më parë, në të njëjtin tre-mujorsh.
Sipas IDC, muajin e kaluar kompania raportoi se ishin shitur rreth 87,7 miliona kompjuterapersonalë në këtë tre-mujorsh. Ky numër është 8,6 përqind më pak se vitin e kaluar. Kjo nuk është një tendencë pozitive për prodhuesit e kompjuterave, duke konsideruar rritjen e tabletave me 50 përqind.
Duhet theksuar fakti që tabletat filluar vetëm në vitin 2010, me daljen në treg të iPad-it të parë. Që do të thotë se vetëm në tre vjet, tabletat kanë arritur deri në një çerek të shitjeve të kompjuterave. Dhe me parashikimet e bëra nga kompani të ndryshme, tabletat do të shiten më shumë se kompjuterat para vjeshtës të vitit 2013.
Por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se kompjuterat do të zhduken. Sepse ka detyra që nuk mund të kryen vetëm me një tabletë, të paktën me ato tableta që kemi në treg sot për sot. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.