Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

7/24/12

Hackohet Yahoo

by Anonymous  |  in Security at  7/24/2012


Javën e kaluar Yahoo konfirmoi se hakerët kishin sulmuar rrjetin e saj dhe kishin vjedhur një pjesë të pseudonimeve si dhe fjalëkalimet e tyre. Por sot ata raportuan se ishin vjedhur edhe “pseudonime dhe fjalëkalime të tjera të kompanisë”.

Të dhënat kishin të bënin me një rrjet të Yahoo-së (ish Associated Content), të cilin ajo e bleu para dy vjetësh për 100 milionë $.

Skedari me 450 000 pseudonime dhe fjalëkalimet, që u la i lirë në internet përfshinte edhe ato të Gmail, Hotmail, AOL, Comcast si dhe MSN (shihni listën më poshtë). Yahoo deklaroi se në lidhje me llogaritë në domainin e saj “me pak se 5% ishin ato që kishin fjalëkalime të sakta.”

Sipas Rapid7, firmë që merret me sigurinë online, vjedhja e të dhënave të Yahoo-së përkthehet në këto shifra:

1. 137,559 yahoo.com

2. 106,873 gmail.com

3. 55,148 hotmail.com

4. 25,521 aol.com

5. 8,536 comcast.net

6. 6,395 msn.com

7. 5,193 sbcglobal.net

8. 4,313 live.com

9. 3,029 verizon.net

10. 2,847 bellsouth.net

Ekspertët e Rapid7 mendojnë se kompania duhet të njoftojë të gjithë përdoruesit, llogaritë e të cilëve janë vjedhur dhe këta të fundit duhet të mos i përdorin më kurrë fjalëkalimet e vjetra.

Kompania ka bërë të ditur se është duke punuar intensivisht për të rregulluar problemin. Sulmi ndaj Yahoo-së vjen pas atyre të LinkedIn dhe eHarmony. (PCWorld Albanian)

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.