Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/1/12

Oppo Finder, smartfoni më i hollë

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/01/2012

Oppo Finder është i hollë vetëm 6.65mm, që është më i hollë për 0.03mm se Ascend PI nga Huawei, i cili rekordin e mbante që nga janari i këtij viti. Sa për ta bërë një krahasim, iPhone 4S i Apple është 9.3mm, Galaxy S2 i Samsung është 8.45mm kurse Droid RAZR i Motorolës 7.1mm, raporton pc world albania. 

Në këtë shtëpizë të vogël është futur harduer i respektuar – 1.5 Ghz procesor dy bërthamësh, 1GB RAM dhe 16GB për ruajtjen e të dhënave. Operon me sistemin operativ Android me versionin Ice Cream Sandwich, ka ekran prej 4.3 inçësh AMOLED dhe kamerë 8 megapikselëshe me mundësi të regjistrimit të videove 1080 pikselë. 

Shitja në tregun kinez do të filloj prej 6 qershorit, çmimi aktual për paraporosi është 600 dollarë. Modeli i tyre Finder së shpejti do të gjindet në treg sismartfoni më i hollë deri më tani.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.