Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/14/12

Aktivizohet sistemi i ri i adresa te internetit

by Anonymous  |  in Security at  6/14/2012

Një standart i ri që do të mundësojë krijimin e trilionave adresave të reja në internet është aktivizuar. Shumë kompani kaluan në Versionin IPv6 gjatë së mërkurës. Sistemi i ri është i nevojshëm për të parandaluar që interneti të stopojë në adresat e pajisjeve të reja.
Ekspertët thonë se përdoruesit nuk do të vënë re ndonjë ndryshim shumë të madh në përdorimin e internetit të tyre. Kompani të tilla si Google, Facebook dhe furnizuesit më të mëdhenj të shërbimeve të internetit e kanë inkurajuar miratimin e këtij standarti të gjërë.
IPv6 do të zëvendësojë përfundimisht IPv4 e cila ishte konceptuar në hapat e parë të internetit. Ajo lejon vetëm 4 miliardë adresa IP, sekuenca të numrave të përdorur për identifikimin e një pajisjeje. Çdo pajisje interneti, tabletë, kopjuter apo smartphone, i duhet adresa e vet IP në mënyrë që të lidhen me internetin. Për shkak të mungesës së tyre shumë kompjuter në zyra ose në shtëpi kanë qënë të detyruar të ndajnë adresat. Gjigandi i rrjeteve Cisco parashikon se deri në vitin 2016, 18.9 miliardë pajisje interneti do të jenë online dhe kalimi në IPv6 do të thotë se triliona adresa të tilla mund të arrihen. Teksa shtohet domosdoshëmia për shtimin e masave për sigurinë online.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.