Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Viruset do karikojne celularet

by Anonymous  |  in Cel | Info at  5/19/2012


Hidhet hapi i parë drejt zhvillimit të “elektronikës virale”, e thënë ndryshe teknologjia që shfrytëzon viruset për të ushqyer pajisjet elektronike. Një studim i publikuar në “Nature Nanotechnology”, i kryer nga një grup shkencëtarësh të Universiteti të Kalifornisë në Berkeley, ka arritur në konkluzionin se viruset mund të përdoren për të prodhuar elektricitet.
Duke marrë në studim viruset bakterofagë është arritur të fitohet mjaftueshëm energji për të ndezur një ekran me kristalet e lëngshme. Mikro-organizmat e zgjedhura nuk janë të dëmshëm për njeriun, sepse sulmojnë vetëm bakteret. Ndërkohë në kushte laboratorike kanë treguar se janë në gjendje që “stresin” mekanik ta transformojnë në elektricitet.
Kjo veti deri më tani ishte vërejtur vetëm tek disa kristale, ADN dhe disa proteina, dhe është përdorur si shembull i prodhimit të ndezëzve “elektronikë” dhe në disa mikroskopë të avancuar. Studiuesit kanë vërejtur se bakterofagët e tipit M13 në kushte të veçanta mund të vetëmblidhen në filma të hollë, ideal për prodhimin e baterive. “Tani po punojmë mbi mënyra të reja që do të çojnë në përmirësimin e prodhimit. Bioteknologjia na lejon të modifikojmë gjenetikisht viruset, e në këtë mënyrë mund të përdoren për prodhimin e energjisë në pajisjet mikro-elektronike të së ardhmes. Një aplikim i mundshëm mund të jetë prodhimi i “fletëzave” me virus që mund të vendosen për karikimin e baterive të telefonave celularë”,-pohon Seung-Wuk Lee, një prej studiuesve .

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.