Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/8/12

Shkollimi përmes internetit ngjall debate në SHBA

by Anonymous  |  at  5/08/2012


UASHINGTON-Shkollimi online, i cili kryhet përmes kompjuterit, pa patur nevojë të shkosh fizikisht në klasë, po shtohet jo vetëm në nivel universitar, por edhe në nivelin e shkollave të mesme e madje edhe në sistemin fillor.
Të mësuarit në distance, që mundësohet përmes shkollimit në internet, ka dhënë rezultate tek nxënësit që banojnë në zonat rurale, por reportazhi në vazhdim na njeh me përhapjen e kësaj prirjeje edhe në qytete si Uashingtoni, ku nxënësit e një shkolle publike e kryejnë të gjithë sistemin mësimor përmes internetit.
Lovel Walls e merr mësimin e matematikës në një kompjuter në shtëpinë e tij. Mësuesi i tij është në një tjetër kompjuter, 40 kilometra larg.
Lovel ka mësuar përmes internetit që kur ishte 5 vjeç. Ai është tani 11 vjeç dhe është në klasën e pestë, thotë nëna e tij Anita.
“Lovel studion matematikën e klasës së gjashtë dhe shkencën e klasës së shtatë, pasi ato i pëlqejnë më shumë dhe ai punon më tepër me këto lëndë”.
Ky është një prej avantazheve të shkollimit përmes internetit, nxënësit mund të punojnë në mënyrë të pavarur. Edhe orari i të mësuarit është më fleksibël. Kjo e bën më të lehtë për Lovelin që të marrë pjesë në shumë aktivitete.
“Unë marr mësime karateja apo skerme. Gjithashtu luaj edhe instrumentet e bririt francez dhe trumpetës. Po ashtu merrem me ski dhe tenis”.
Anita Walls ishte pregatitur që t’i jepte të birit mësim në shtëpi, por ajo u lehtësua kur gjeti një shkollë publike në Uashington e cila ofronte mësimi përmes inetrnetit. Shkolla kishte mësues që jepnin mësimin përmes internetit. Anita Walls vazhdon t’i dedikojë shumë kohë mësimdhënies sidomos që kur djali i saj i vogël, Zachary, u regjistrua në këtë program.
“Kur fëmija është në kopësht, apo në klasë të parë, të dytë, të tretë, gjthshka është në edukimin e tij duart tuaja. Mendoj se duhet ta kalosh kohën me fëmijën, ta ndihmosh të mësojë: të shkruajë, të lexojë e t’i kuptojë ato që lexon”.
Ngaqë kërkon përfshirjen e prindërve në procesin mësimor, të mësuarit online nuk është për këdo. Por popullariteti për këtë lloj të mësuari po shtohet, thotë Jeff Kwitowski, zv/president për shkollimin online në SHBA:
“Në të gjithë vendin ka rreth 250 mijë nxënës që shkollohen rregullisht përmes internetit.”
Programi i shkollimit online i quajtur K12 garanton planet dhe materialet mësimore, si dhe tekstet shkollore. Gjithashtu edhe mësuesit kanë pajisjet e nevojshme. Mësuesja e Lovelllit, Suzanne Conway, kishte dhënë mësim në një klasë tradicionalwepërpara se t’i bashkohej programit K12.
“Në një klasë tradiconale mësuesi duhet të merret me shumë çështje, si personaliteti i nxënësve, ngacmimet apo talljet mes tyre, ndërsa në një orë mësimi online, përqëndrohesh vetëm tek mësimdhënia, ky është objektivi i orës së mësimit”.
Por disa mësues shprehin shqetësim për të mësuarin online.
“Mendoj se komunikimi personal me nxënësin në klasë, është krejtësisht thelbësor, sidomos në klasat e ulëta”.
Dennis Van Roekel është president i Shoqatës Kombëtare të Arsmit. Ai ka dhënë lëndën e matematikës për më shumë se 20 vjet.
“Mendoj se është një prirje që po gjen zbatim dita-ditës më tepër. Të rriturit duhet të merren seriozisht me të, ta studiojnë dhe të gjejnë se cila është metoda më efikase për nxënësit në sistemin online”.
Anita Walls thotë se është e sigurt që shkollimi online është më i miri për djemtë e saj.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.