Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Filma dhe seriale pa pagese ne IMDb

by Anonymous  |  at  5/19/2012




Kompania gjigante e internetit Amazon ka vendosur që në faqen e internetit IMDb.com tu ofrojë shfrytëzuesve të vet shikimin e filmave dhe serialeve pa pagesë, e disa prej tyre edhe para emetimit të tyre zyrtar.
Qëkur është paraqitur në vitin 1990, faqja imdb.com (Internet Movie Data Base) është bërë baza më e madhe e të dhënave të botës së filmit dhe televizionit. Pothuajse se nuk ka film, serial, aktor edhe ndonjë të dhënë tjetër i cili nuk është kategorizuar në këtë bazë të madhe. Tani IMDb.com po shkon një hap më larg dhe shfrytëzuesve të vet në faqet e saj u ofron shikim pa pagesë të filmave dhe serialeve.
Fillimisht Amazon, e cila që prej vitit 1998 është bërë pronare e kësaj hapësire të uebit, shfrytëzuesve u ofron afron 6.000 tituj, mirëpo nga kompania lajmërojnë se shifra e filmave dhe serialeve në dispozicion do të rritet.
Xhirimet e paraqitura nuk do të mund të shihen drejtpërdrejt në faqen e internetit imdb.com, mirëpo shfrytëzuesit do të ridrejtohen në uebin zyrtar të kompanisë Amazon.
Vizitoni Faqen:http://www.imdb.com/

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.