Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/21/12

NDALNI PROGRAMET QË FILLOJNË BASHKË ME WINDOWS

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  2/21/2012


Shumë njerëz mund ta dinë se si t’i largojnë këta softuerë që të mos e ngarkojnë kompjuterin, por me siguri që ka të atillë që nuk e dinë se si dhe se mund të kryhet një gjë e tillë.

Disa programe, si anti-virusi apo softueri për firewall, është mirë t’i lini që të lëshohen bashkarisht me kompjuterin. Sidoqoftë, për shumicën e programeve, fillimi i tyre vetëm sa e zgjeron kohën e fillimit të kompjuterit. Ezkstion një vegël e instaluar me Windows, e quajtur MSConfig, që ua mundëson lehtësisht dhe shpejt të shihni se cilët softuerë fillojnë dhe t’i ndaloni ata që dëshironi. Kjo vegël është e gatshme dhe mund të përdoret në Windows 7, Vista dhe XP.

MSConfig mund të përdoret edhe për gjëra të tjera për të rregulluar gjëra të ndryshme, kështu që kujdes gjatë punës me të. Nëse nuk jeni të sigurt duke punuar me të, atëherë përcillni hapat e treguar në këtë artikull.

Për ta përdorur MSConfig, hapni menynë Start dhe tek kutia kërkuese shkruani msconfig.exe. Kur të shihni msconfig.exe, klikoni në të ose shtypnin Enter, nëse është theksuar. Nëse përdorni Windows XP, hapni dritaren Run nga menyja Start dhe shkruani msconfig.exe dhe klikoni OK.

Klikoni në tabin Startup në dritaren System Configuration. Një listë e të gjithë programeve të instaluar do të paraqitet. Për ta parandaluar një program që të mos fillojë me Windows, largoni shenjën nga programi i dëshiruar. Sapo të keni kryer me të gjithë programet që dëshironi, klikoni OK.

Një dritare e re do të hapet që do të ju pyes se ju keni nevojë që ta rifilloni kompjuterin tuaj në mënyrë që kompjuteri të jetë gati për ndryshimet. Klikoni Restart për ta rifilluar kompjuterin tuaj. Nëse nuk jeni gati për ta rifilluar kompjuterin, klikoni Exit without restart.



Ekziston një vegël e quajtur CCleaner e cila ua mundëson ndalimin e programeve që fillojnë vetvetiu. Në CCleaner, shtypni butonin Tools në anën e majtë të dritares dhe shtypni Startup për ta parë listën e programeve. Kolona Enabled tregon programet që fillojnë me Windows. Për t’i ndalur këta programe, përzgjedhni programin në listë dhe klikoni Disable. Ju edhe mund ta bëni që të fillojë bashkarisht me Windows nëse klikoni Enable tek emri i programit të ndalur më parë.CCleaner nuk kërkon rifillim të kompjuterit, kështu që ju duhet që atë ta bëni vetë.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.